Shqipëria
“easyJet” fillon linjën nga Zvicra drejt Shqipërisë, ja çmimet
Drejt Gjenevës së Zvicrës fluturimet do të jenë tri herë në javë, të dielën, të martën dhe të enjten
Aeroplani i kompanisë prestigjioze botërore “easyJet” ka prekur tokën shqiptare, duke çelur kështu linjën e re të operimeve të kësaj kompanie në destinacionet si Milano, Itali dhe Gjenevë, Zvicër, njoftoi Autoriteti i Aviacionit Civil.
Kompania e fluturimeve low-cost “easyJet”, me qendër në Londër, e cila në flotën e saj përbëhet nga mbi 200 avionë, operon mbi 600 destinacione në 133 aeroporte të botës dhe tansporton mbi 55 milionë pasagjerë në vit.
Sipas të dhënave nga faqja e internetit të easyJet, drejt Milanos fluturimet do të jenë dy herë në javë, të enjten dhe të dielën, shkruajnë mediat shqiptare.
Çmimet e biletave për fluturimet në dhjetor janë 91 euro për vajtje-ardhje (ikje 5 dhjetor dhe kthimi 8 dhjetor), duke qenë në këmë mënyrë rreth 10-20% më të lira në krahasim me dy operatorët e tjerë që ofrojnë fluturime drejt këtij destinacioni, përcjell albinfo.ch.
Me Air Albania, në të njëjtat data, bileta kushton 114 euro, me Blue Panorama 110 euro. Më e lira është me Fly Ernest, me 87 euro.
Konkurrenca drejt Italisë është rritur ndjeshëm dy vjetët e fundit për shkak të shtimit të numrit të linjave, ku tashmë operojnë Blue Panorama dhe Alba Wings, Fly Ernest dhe Air Albania.
Drejt Gjenevës së Zvicrës fluturimet do të jenë tri herë në javë, të dielën, të martën dhe të enjten.
Për fluturime në të njëjtat data, 5 dhe 8 dhjetor, bileta është edhe më e lirë se drejt Milanos, duke kushtuar 83 euro.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit Një mbrëmje kulture, arti dhe humori në zemër të Frankfurtit! “4 në 1” nga Varg e... -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













