Shqipëria
Lutja e nënës teksa nxirrej nga rrënojat: “Më lini të vdes në krahët e vajzës”
Njeriu në jetë përjeton një emocion të fortë përtej imagjinatës dhe një tragjedi përtej të paparashikueshmes. Një emocion kur lind dhe sjell në jetë fëmijët, dhe një tragjedi kur i humb ata.
Ka një dashuri që kurrë nuk humb, një dashuri që lidhet që në embrion dhe që s’përfundon kurrë… humbja e një fëmije është më tepër së një lëkundje tërmeti 6.3 ballë, është një ulërime e frikshme ku trupi, mendja dhe zemra ndalen së funksionuari.
Diena Reçi, një piktore në profesion, në momentin që po dilte nga rrënojat, kuptoi se kishte humbur vajzën e saj tetë vjeçe. Ajo qëndroi për më shumë së gjysmë dite e përqafuar me të. Grupit të kërkim shpëtimit iu drejtua me fjalët: “Më lini të vdes këtu”.
Për Dienen dhimbjet e gurëve që i kishin zënë trupin nuk kishin kuptim, një dhimbje më e madhe e kishte shkatërruar atë. Tërmeti nuk i morri vetëm jetën dhe banesën, i kishte marrë frymëmarrjen e saj, Esielën 8-vjeçare.
Ajo u dërgua në spital, por pasi mbërriti në duart e bluzave të bardha, ndërroi jetë, pasi kishte marrë fraktura të rënda. Hemorragjia e brendshme e kishte shkatërruar. Por Diena, në rrënoja për orë me radhë u përpoq të mbronte trupin e së bijës….
Tërmeti nuk ishte thjesht një sprove dashurie nëne, më tepër ishte një instinkt jetësor për të shpëtuar të ardhmen dhe shpresën, fëmijët.
Askush nuk mund të mbante dot lotët në Thumanë, kur nipi gjashtëvjeçar dilte nga rrënojat, ku gjyshja e tij e kishte mbrojtur për orë me radhë duke e përqafuar. Gjyshja nuk ia doli, pavarësisht lotëve dhe kërkesës së nipit të saj që nuk i shkëputej nga krahët. Ajo u kujdes për të ardhmen e afërt, për një shpresë dhe kuptim, nipin e saj, shkruan TCH, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut Sopranoja shqiptare falënderoi dirigjentin, ekipin artistik dhe Operën e Cyrihut pas përfundimit të produksionit “Così fan... -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas











