Shqipëria
Flasin familjarët: Kemi shumë të vrarë, motra nuk e di që i ka vdekur vajza dhe burri
Saimira Baçi ka folur për kamerën e Top Channel. Ajo është e motra e Manjola Cakonit, e cila ka humbur vajzën 15 vjeçe dhe burrin, si pasojë e tërmetit të së martës.
“Varrimi bëhet sot në orën 1, por ajo nuk di gjë. Kemi shumë të vrarë dhe motrës nuk i kemi thënë gjë, gjendja e saj është kritike.
Ajo ka dhe një djalë e vajzë në Angli që po qajnë ditë e natë. Jam shumë e vrarë nga kjo tragjedi që na mori 2 familjarë.
Ne nuk i kemi treguar asgjë, mjekët s’na thonë diçka konkrete, duhet të presim, thonë”, tregon ajo.
Motra e Manjolës tregon se fëmijët e saj në Angli janë pa letra dhe nuk kthehen dot. Manjola sot në mëngjes kërkoi vajzën dhe i kanë thënë se është mirë do ta sjellin mjekët. Ndërsa djali tjetër i Manjolës që është në spital nuk di asgjë. I thanë që s’ka ndodhur gjë, shkruan TCH, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












