Shqipëria
1 milion euro i dhuron Behgjet Pacolli për Shqipërinë
Zëvendëskryeministri në largim i Kosovës, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ai dhe familja e tij do të dhurojnë 1 milion euro për të prekurit nga tërmeti.
Pas goditjeve nga tërmetet e njëpasnjëshme në Shqipëri, ku si pasojë humbën jetën 41 persona e mbetën të lënduar mbi 650 të tjerë zyrtarë e qytetarë të thjeshtë nga Kosova janë mobilizuar që t`ju dalin në ndihmë, shkruan albinfo.ch.
Njëri ndër ta është edhe zëvendëskryeministri në largim i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”ka bërë të ditur se ai dhe familja e tij do të dhurojnë 1 milion euro për të prekurit nga tërmeti.
“Kemi vendosur së bashku me familjen time (ne djemtë e Isa dhe Ruhan Pacollit) që të dhurojmë #1milion Euro për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti. Ky donacion do të shkojë në funksion të rindërtimit dhe bashkë me Qeverinë e Shqipërisë do të menaxhohet në mënyrë transparente dhe të sigurt”, ka shkruar Pacolli.
Por, përveç kësaj ai ka bërë të ditur se hap dyert për të pranuar dhe qindra familje në Prishtinë.
“Unë pres po ashtu që në mënyrë të organizuar të pranoj edhe qindra familje këtu në Prishtinë”, ka theksuar Pacolli.
Postimi i plotë:
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Zvicër
Ambasadori Ermal Dredha dorëzon Letrat Kredenciale te Guy Parmelin Ambasadori Ermal Dredha dorëzon Letrat Kredenciale te Presidenti zviceran Guy Parmelin... -
Rromir Imami: Kur portreti kthehet në narrativë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Fribourg -
Një mbrëmje me Florian Vlashin në Londër – Arti si kujtesë, udhëtim dhe shërbim -
Prezantohet në Lozanë libri “Për ata që s’u kthyen” -
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen Maratona e Qytetit të Vjenës 2026 sjell mbyllje të gjera rrugësh në Ringstraße, autostrada dhe ura;... -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit














