Kosova
Sot përfundon procesi i rinumërimit
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve pritet të përfundojë sot procesi i rinumërimit të 1,407 vendvotimeve, të cilat hynë në rinumërim pas një vendimi të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, gjatë ditës së djeshme ka thënë se ky proces do të përfundojë gjatë ditës së sotme.
Procesi i rinumërimit ka filluar pasditen e 13 nëntorit. Mesatarja e vendvotimeve të rinumëruara brenda një dite pune, prej orës 08:00 deri në mesnatë, ishte rreth 130.
Ndërkaq dje është njoftuar se më 12 nëntor, në KQZ kanë arritur edhe 392 pako me fletëvotime nga diaspora. Për këto, Lëvizja Vetëvendosje është ankuar në PZAP, me pretendimin se edhe ato duhet të pranohen siç u pranuan edhe votat e mëparshme që erdhën me vonesë nga jashtë. Me vendim të Gjykatës Supreme, ato u pranuan dhe u numëruan, shkruan GE, përcjell albinfo.ch
PZAP-ja pritet që deri të hënën të vendos rreth këtyre votave para se të certifikohet rezultati final i zgjedhjeve që pritet të ndodhë gjatë javës së ardhshme.
E-Diaspora
-
Platforma“Made in Kosova” promovon potencialin ekonomik, kulturor e turistik Në ambientet e TechPark Prishtina, sot u përuruan këndi dhe platforma më e re “Made in...
-
Prime Travel, partneri juaj i udhëtimeve
-
A mendoni se vetëm 400 mijë shqiptarë janë në diasporë?
-
Presidentja Osmani: Regjistrohuni, mërgimtarë!
-
Shqiptarja Mira Murati prezanton modelin e përditësuar të ChatGPT
Jeta në Austri
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë? Plakja e popullsisë së Austrisë dhe mungesa e punonjësve të kujdesit shëndetësor janë ndër sfidat kryesore...
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?
-
A mund të marr nënshtetësinë austriake dhe të lëviz menjëherë jashtë vendit?
-
Kandidatja austriake për eurodeputete viziton Zubin Potokun
-
Kandidati për eurodeputet, Lukas Mandl vizitoi meshën shqipe në Vjenë