Lajme
98.5 milionë dollarë për familjet e pastreha nga Jeff Bezos
Drejtori i Përgjithshëm i Amazon, Jeff Bezos ka njoftuar se dhuroi 98.5 milionë dollarë në vitin 2019 për 32 organizata që ndihmojnë në strehimin e familjeve të pastrehë.
Fondacioni i bamirësisë i miliarderit, Bezos Day 1 Fund, njoftoi lajmin për donacionet të enjten. Bezos hapi fondacionin në shtator të vitit 2018 dhe donacionet shkuan këtë vit për 32 organizata në 23 shtete.
Vitin e shkuar Bezos dha 97.5 milionë dollarë për familjet e pastreha në 16 shtete. Pasuria e Bezos-it ka një vlerë neto të vlerësuar prej 109 miliardë dollarë, duke e bërë atë njeriun më të pasur në botë.
Themeluesi i Amazon është në betejë me Bill Gates për mbajtjen e fronit si njeriu më i pasur në botë. Aktualisht ai mban vendin e dytë me një pasuri prej 109 miliardë dollarë. Ndërsa Gates kryeson me 110 miliardë dollarë, shkruan TCH, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Problemi i drogës po rritet në Vjenë Gjithnjë e më shumë njerëz në Vjenë po kërkojnë ndihmë për shkak të problemeve me drogën,... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë













