Lajme
Reja grumbullon 26 futbollistë, lista e tyre
Shqipëria do të mbyllë edicionin eliminator të Euro 2020-ës me dy ndeshje në muajin nëntor, ndaj Andorrës në “Elbasan Arena” dhe ndaj Francës në “Arenën Kombëtare”, takim ku do të bëhet edhe inaugurimi zyrtar i impiantit më të ri të kuqezinjve.
Trajneri Edoardo Reja ka vendosur të grumbullojë 26 futbollistë për këto dy takime, ku spikat thirrja për herë të parë e sulmuesit të Hibernian në Skoci, Florian Kamberi, që vendosi të përfaqësojë kuqezinjtë.
Janë rikthyer gjithashtu edhe emra si Emanuele Ndoji, Elseid Hysaj, Myrto Uzuni e Taulant Xhaka, që munguan në grumbullimin e fundit për probleme të ndryshme, shkruan supersport.al, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë mungojnë për shkaqe dëmtimi emra si Mërgim Mavraj, Armando Sadiku, Amir Abrashi, Sokol Cikalleshi, e Marash Kumbulla, të gjithë këta futbollistë që mund të bënin shumë komod teknikun Reja.
Lista e plotë:
Etrit Berisha (Spal)
Alban Hoxha (Partizani)
Thomas Strakosha (Lacio)
Berat Gjimshiti (Atalanta)
Elseid Hysaj (Napoli)
Ardian Ismajli (Hajduku i Splitit)
Lorenc Trashi (Partizani)
Frederik Veseli (Empoli)
Enea Mihaj (Paok)
Kastriot Dermaku (Parma)
Hysen Memolla (Kokkolan)
Lindon Selahi (Tuente)
Taulant Xhaka (Bazel)
Keidi Bare (Malaga)
Emanuele Ndoj (Bresha)
Ledian Memushaj (Peskara)
Klauis Gjasula (Paderborn)
Kristi Qose ( Ruzembork)
Ylber Ramadani (Velje)
Ermir Lenjani (Sion)
Bekim Balaj (Sturm Grac)
Myrto Uzuni (Lokomotiva e Zagrebit)
Florian Kamberi (Hibernian)
Odise Roshi (Akhmat Grozni)
Rei Manaj (Albacete)
Taulant Seferi (Ksakaks)
Lojtarët e gatshëm:
Gentjan Selmani (Memen Spor)
Naser Alij (Honved)
Ergys Kaçe (Paoku)
Enis Çokaj (Lokomotiva e Zagrebit)
Xhakomo Vrioni (Çitadela)
Endri Çekiçi (Olimpija Ljubljana)
Ivan Balliu (Almeria)
Armando Broja (Çelsi)
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA Nga Shqipëria në NASA, historia frymëzuese e inxhinierit Armian Hanelli... -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas












