Kosova
Tre të vdekur për 24 orë në aksidente trafiku
Tre persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit.
Shkaktar kryesorë të këtyre aksidenteve, sipas policisë, vlerësohet të kenë qenë pakujdesia e drejtuesve, humbja e kontrollit mbi automjet, përdorimi i alkoolit.
Këto të dhëna janë bërë të ditur për lajmi.net nga Policia e Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë se vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 3 aksidente me fatalitet, 27 me të lënduar dhe 28 me dëme materiale.
Apeli i Policisë së Kosovës:
“Policia e Kosovës në vazhdimësi ka ndërmarrë masa aktive në funksion të një sigurie më të madhe nëpër rrugët tona, me gjithë aktivitetet për parandalim të aksidenteve nga Policia, fushatave mediale, planeve operacionale dhe masave ligjore ndaj kundërvajtësve, humbja e jetëve njerëzore në aksidente trafiku mbetet shqetësim i madh për të gjithë ne, prandaj për të ndikuar në reduktimin e aksidenteve fatale dhe humbjen e jetëve njerëzore kërkohet përkushtim dhe vigjilencë nga të gjithë, përfshire institucionet dhe pjesëmarrësit ne trafik, në veçanti kërkohet kujdes i shtuar nga vetë drejtuesit e automjete. Respektimi i ligjit të trafikut, ku përfshihen kufizimi i shpejtësisë, përshtatja e drejtimit të automjetit me kushtet në rrugë, mospërdorimi i alkoolit gjatë vozitjes, përqendrimi më i madh gjatë vozitjes dhe shmangia e përdorimit të telefonave gjatë vozitjes duhet marrë parasysh për parandalim të aksidenteve. Policia po vazhdon dhe do të vazhdojë marrjen e masave rigoroze ligjore dhe do të jetë zero tolerant ndaj veprimeve të të gjithë atyre drejtuesve që bien ndesh me ligjin e trafikut dhe rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve tjerë, me të vetmin qëllim parandalimin e aksidenteve fatale”.
Policia e Kosovës kërkon përkushtim dhe vigjilencë nga të gjithë, përfshirë institucionet dhe pjesëmarrësit në trafik, në veçanti kërkohet kujdes i shtuar nga vetë drejtuesit e automjete, në mënyrë që të reduktohen aksidentet me fatalitet.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026












