Shqipëria
Shqipëria, me diferencë të ulët në hendekun gjinor të pagave
Megjithatë në 2014-në, viti më i hershëm që INSTAT ka publikuar të dhëna në lidhje me këtë tregues
Gjatë vitit 2018, treguesi i hendekut gjinor i pagave në Shqipëri tregonte një diferencë prej 10.7 për qind, çka nënkupton se gratë paguhen mesatarisht 10.7 për qind më pak sesa burrat.
Shqipëria renditet e shtata krahasuar me vendet anëtare të BE-së për sa i përket këtij treguesi.
Megjithatë në 2014-ën, viti më i hershëm që INSTAT ka publikuar të dhëna në lidhje me këtë tregues, hendeku midis pagës së një gruaja dhe një burri ishte 10 për qind. Që do të thotë për çdo 100 lekë që fitonte nga paga një burrë, një grua merrte 90 lekë. Pabarazia u thellua përgjatë 2015-ës dhe 2016-ës, ku treguesi shënonte përkatësisht 11.47 për qind dhe 11.44 për qind.
Hendeku gjinor i pagave tregon diferencën midis pagës bruto që merr një burrë dhe asaj që merr një grua. Sipas një vlerësimi të Eurostat, gratë punojnë falas dy muaj çdo vit, në krahasim me një mashkull. Me fjalë të tjera, në BE gratë paguhen 84 cent për çdo 1 euro që paguhet një burrë. Eurostat ka vlerësuar se ka qenë një progres tepër i ulët në zbutjen e këtij hendeku në vitet e fundit.
Sipas të dhënave të Eurostat thotë se hendeku gjinor më i ulët te pagat është shënuar në Rumani me 3.5 për qind, e ndjekur nga Luksemburgu dhe Italia me 5 për qind, pasuar nga Belgjika me 6 për qind, Polonia me 7.2 për qind dhe Sllovenia me 8 për qind.
Në Bashkimin Evropian, vlerësohet se hendeku mesatar gjinor i pagave është 16 për qind, shkruan Monitor.
Nga ana tjetër, Estonia është vendi me hendekun më të lartë të pagave. Kështu diferenca midis pagës së një burri dhe një gruaje atje është 25.6 për qind. Po ashtu, në Britani të Madhe, në Gjermani dhe në Çeki, hendeku gjinor i pagave vlerësohet më e lartë se 20 për qind.
Hendeku gjinor i pagave është një tregues i pabarazisë së përgjithshme të punës midis grave dhe burrave. Në vendet ku niveli i punësimit është i ulët, hendeku i pagave duhet të jetë më i ulët se mesatarja. Hendeku i lartë i pagave është zakonisht karakteristikë për një treg pune në të cilin gratë janë të përqendruara në disa sektorë/ose profesioneve, ose në të cilat një pjesë e konsiderueshme e grave punojnë me kohë të pjesshme, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Akademik Fehmi Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur -
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës
Jeta në Austri
-
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet Këtë javë, në Vjenë do të zhvillohen gjysmëfinalet dhe finalja e edicionit të 70-të të Eurovisionit.... -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë













