Futboll
Lëndohet Kumbulla
Lajm i keq ky për trajnerin e Veronës Juric i cili humbet një titullar të padiskutueshëm
Marash Kumbull do të qëndrojë së paku 2 javë jashtë fushave. Diagnoza finale nuk ka dalë ende por me dëmtimin që pësoi ndaj Brescias këtë fundjavë, talenti i kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, do të mungojë në së paku dy javë.
Në këtë mënyrë 19-vjeçari kuqezi jo vetëm që do të humbasë sfidën e kësaj fundjave ndaj Interit por do të mungojë edhe në dy takimet e muajit nëntor që do të zhvillojë kombëtarja shqiptare ndaj Andorrës dhe Francës.
Një lajm i keq ky për trajnerin e Veronës Juric i cili humbet një titullar të padiskutueshëm por edhe për trajnerin e kombëtares shqiptare Edy Reja i cili pritej t’i jepte minuta Kumbullës në dy takimet e fundit të eliminatoreve.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim













