Lajme
Ligji për pagat nuk sjell vetëm “të mira”
Rreth 23 mijë shërbyes civilë në administratën lokale dhe qendrore të Kosovës, po shprehin pakënaqësitë e tyre lidhur më Ligjin e ri për paga, i cili është miratuar në shkurt të këtij viti, kurse ka hyrë në fuqi më 2 nëntor të këtij viti.
Sipas këtij ligji, rreth 70 për qind e punëtorëve në sektorin publik nga muaji dhjetor pritet t’i marrin pagat në rritje.
Kryetari i Sindikatës së Shërbimit Civil të Kosovës, Mursel Zymberi, tha për Radion Evropa e Lirë se shërbyesit civilë ndjehen të diskriminuar dhe nuk trajtohen të barabartë sa i përket nivelit të pagave.
Ai tha se me Ligjin e ri për pagat,shërbyesit civilë mbesin në koeficientin shumë të ulët, respektivisht rritje të vogël të pagave. Ai kërkon që shërbyesit civilë të sistemohen mbi bazën e kontributeve të punës dhe pozitës që kanë në vend të punës.
“Pakënaqësitë e shërbyesve civilë kanë filluar të shprehen, por fillimi i pranimit të pagave do të manifestojë me një pakënaqësi shumë të madhe, sepse dihet dallimi i madh i pagave në mes shërbyesve publikë në përgjithësi. Ata janë të pakënaqur, sepse në kuadër të shërbimit civil ka shumë sektorë që bëjnë punë profesionale dhe mbi bazën e Ligjit të profesioneve ata do të duhet të paguhen sikur sektori tjetër i shëndetësisë dhe i arsimit”, tha Zymberi për Radion Evropa e Lirë.
Paga mesatare e shërbyesve civilë në Kosovë, sipas Zymberit, është 370 euro në muaj, kurse me ligjin e ri, disa nga shërbyesit civilë pagat mund të marrin një rritje për 40 euro në muaj.
Kjo sindikatë edhe para nënshkrimit të Ligjit për pagat, më 2 shkurt të këtij viti, ka mbajtur disa greva, ndërkohë që kishte kërkuar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, që të mos e ratifikojë Ligjin për paga.
Sipas Ligjit të ri, paga mujore më e ulëta është ajo e shtëpiakut prej 322 euro, 621 euro është paga e mësimdhënësve të shkollës se mesme, profesori i universitetit do të marrë 1 505 euro, kryeprokurori 1 912 euro, kryeministri 2151 dhe presidenti i Kosovës nga muaji dhjetor do të marrë pagën mujore në vlerë prej 2390 eurosh.
Kështu paraqiten pagat bazë dhe nuk përfshihen kompensimet shtesë, si puna jashtë orarit ose rrezikshmëria.
Sipas ligjit të ri, paga bazë është ajo pjesë e pagës, që përfitohet për punën e kryer me orar të plotë të një funksioni apo pozite të caktuar. Vlera e pagës bazë llogaritet duke shumëzuar koeficientin e klasës së pagës me vlerën monetare të koeficientit. Raporti i koeficienteve është një me dhjetë (1:10), të shpërndarë në gjashtëdhjetë e nëntë (69) nivele të koeficientëve, shkruan REL, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Arbëreshët, kjo rrënjë e fortë e Atdheut! Një grup veprimtarësh nga disa shtete arritëm të bëhemi bashkë dhe nën “hijen e fjamurit të...
-
Shqiptari shpallet studenti më i mirë i policisë së Nju-Jorkut për 2024-ën
-
Osmani u drejtohet bizneseve amerikane në Teksas: Investoni në Kosovë
-
Hapet ekspozita e piktorit shqiptar në Helsinki
-
Xhaka-Gjimshiti, dy shqiptarët në garë për trofeun e Europa League
Jeta në Austri
-
Çfarë duhet të dini për supermarketet në Austri? Austria ka një përzgjedhje të gjerë të supermarketeve cilësore, por ka disa dallime kryesore rajonale për...
-
Çfarë lejohet të bëjnë fëmijët vetëm sipas ligjit austriak?
-
Si mund t’i zgjidhë Vjena “problemet e saj të imigracionit”?
-
Edhe Austria i kërkon Qeverisë së Kosovës draft-statutin në këmbim të anëtarësimit në KiE
-
Austria kualifikohet në finale të Eurovizionit