Lajme
BBC: Injorimi i BE-së dërgon një mesazh të zymtë në shpërfilljen e Ballkanit
Injorimi i BE-së dërgoi një mesazh të zymtë anekënd Ballkanit
Ishte ekuivalentja e ofertës për një shtrëngim duarsh, e më pas, shpërfilljes, shkruan Guy Delauney i BBC për refuzimin e çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
BBC thotë se presidenti francez Emmanuel Macron ishte ai që luajti rolin e krye-shefit antagonist: Macron tha “JO” kur të gjithë liderët e tjerë të BE-së ishin në favor të dritës jeshile për negociatat me Maqedoninë e Veriut. Shqipëria fqinjë, u la edhe ajo jashtë.
Injorimi i BE-së dërgoi një mesazh të zymtë anekënd Ballkanit, duke mbërritur deri tek vendet me pritshmëri anëtarësimi si Kosova e Bosnja, apo edhe Serbia e Mali i Zi që janë angazhuar prej vitesh me negociatat.
Vetoja franceze nuk e la saktësisht liderin e Maqedonisë së Veriut të shtrirë në tokë e të dërrmuar, por ajo praktikisht qe një tallje me pohimet e tij ndryshimi i emrit të vendit do t`i hapte rrugën anëtarësimit.
Për 27 vjet, Greqia e kishte refuzuar emrin “Maqedoni” për shkak të rajonit të saj me të njëjtin emërtim. Mosmarrëveshja përfundoi vetëm në janar pas një pakti të siguruar më shumë vështirësi, transmeton tch.
Refuzimi tani është një goditje e rëndë sidomos për të rinjtë atje, sepse zmbraps aspiratat e një brezi të tërë. Qeveria në Shkup e pagoi haraçin: nuk do ta mbyllë mandatin 5-vjeçar, por në prill, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme, vazhdon shkrimi, i cili thekson se kjo shpërfillje nga ana tjetër e shtyn Rusinë nga të shohë mundësi të reja në rajon.
Moska, që e ka zakon të trazojë ujërat, e ka ftuar dhe Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut për t’u bashkuar me unionin ekonomik euroziatik, theksohet më tej.
Negociatat e pranimit në BE supozohej të siguronin strukturën për ta çuar Maqedoninë e Veriut nën sundimin e ligjit, shprehet Delauney, por për sa kohë që Emmanuel Macron mbetet në krye të Francës, vështirë të thuhet sesi mund të fillojnë ato bisedime, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë













