Ekonomi
Rritet papunësia në Gjermani, pse po ndodh kjo
Ekonomia gjermane me shumë gjasa ka hyrë në recesion në tremujorin e tretë
Papunësia në Gjermani ka nisur të rritet, ndërkohë që aktiviteti i fabrikave vazhdon në rënie, duke rritur presionet për Qeverinë që të ndërhyjë me stimuj fiskalë. Numri i të papunëve u rrit me 6,000 në tetor, krahasuar me projeksionet për një rritje me vetëm 3,000.
Norma e papunësisë qëndroi në 5%, në nivel rekord të ulët, transmeton Scan.
Raporti vjen pas një sondazhi më herët gjatë muajit, që tregoi se manifaktura ndodhet në krizë dhe punësimi në industri ka rënë me normën më të shpejtë në 10 vjet, përcjell albinfo.ch.
Ekonomia gjermane me shumë gjasa ka hyrë në recesion në tremujorin e tretë dhe qeverisë i është bërë thirrje nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Qendrore Evropiane për të rritur shpenzimet publike.
Si ekonomia më e madhe e Evropës, vendi është përgjegjës për gjendjen ekonomike të të gjithë rajonit. Manifaktura po pëson goditje nga lufta tregtare, pasiguria në lidhje me Brexit dhe sfidat e sektorit të makinave.
Ndërkohë që kërkesa e brendshme ka qëndruar e fortë deri më tani, ekzistojnë shqetësime se amullia do të përhapet edhe te sektori i shërbimeve, pasi fabrikat po shkarkojnë punonjësit.
Administrata e kancelares Angela Merkel ka këmbëngulur deri më tani se nuk ka urgjencë për të ndryshuar buxhetin e balancuar.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














