Lajme
Autorja e pllakatit “Kosovarët therin zviceranin” dorëhiqet nga posti në SVP
Silvia Bär dhe shefi i saj, Martin Baltiser, qenë dënuar për diskriminim mbi bazë racore, në një gjykim të zhvilluar në Bernë. Më vonë këtë dënim e pati vërtetuar edhe Gjykata Federale, duke bërë një precedent të llojit të vet
Silvia Bär, nënsekretare e përgjithshme e SVP/UDC, ka dhënë dorëheqje nga posti i saj në këtë parti. Dorëheqja fuqizohet në fund të këtij viti.
Politikania e cilësuar si “eminenca gri” e SVP-së, prej shumë vitesh ka qenë nënsekretare gjenerale e kësaj partie. Ajo qe bërë e njohur sidomos për bashkautorësinë e saj në afishen e njohur “Kosovarët therin zviceranin”. Në vitin 2011 teksti i këtij pllakati i vendosur gjithandej në vendet më të frekuentuara të qyteteve të Zvicrës, pati ngritur shumë pluhur në publik, dhe pas njüë kohe pati marrë edhe epilogun e merituar gjyqësor.
Pas kritikave të shumta dhe për shkak se një tekst i tillë ishte inkrimnues për autorët, ai ishte “zbutur”, duke u bërë “kosovari ther zviceranin”, shkruan albinfo.ch. Pllakati ishte paraqitur në kulmin e fushatës së një referendumi për kufizimin e pranisë së të huajve në Zvicër dhe është konstatuar se si i tillë është vënë në funksion të grumbullimit të votave për SVP-në, e cila në fund dhe ka fituar.
Silvia Bär duke dhënë dorëheqjen nga funksioni, ka mohuar se moszgjedhja në parlament, ku kishte konkurruar, të ketë qenë shkaku i dorëheqjes.
Për dorëheqjen e saj, që pason në fund të vitit 2019, ka njoftuar së pari portali nau.ch. Ndërsa vetë Bär ka thënë për agjencinë Keystone-SDA se vendimin për dorëheqje ia ka kumtuar qysh gjatë verës kryetarit të partisë, Albert Rösli.
Ajo ka thënë se dëshiron të kujdeset më shumë për prindërit dhe për firmën e saj private.
Si bashkautore e shumë fushatave të SVP-së, ajo njihet më shumë për fushatën e përmendur mbi “kosovarët therës”. Kjo për faktin se i ka sjellë asaj dhe shefit të saj partiak (sekretarit të përgjithshëm), Martin Baltiser dënimin për diskriminim mbi bazë race, në një gjykim të zhvilluar në Bernë në vitin 2015. Më vonë këtë dënim e pati vërtetuar edhe Gjykata Federale, duke bërë kështu një precedent të llojit të vet.
“Gjykata Federale e ka vërtetuar dënimin e Gjykatës së Lartë të Bernës, sipas të cilit teksti i pllakatit të publikuar nga SVP “Kosovarët therin zviceranin” ka përmbajtje raciste. Sipas Gjykatës Federale, që është instanca më e lartë e drejtësisë në vend, tekstin në fjalë paraqet pjesëtarët e etnisë kosovare si të dhunshëm dhe ua nënçmon dinjitetin”, ka shkruar albinfo.ch në vitin 2017.
Me këtë veprim, gjykata në fjalë ka dhënë përgjigjen përfundimtare lidhur me ankesën e dy krerëve të SVP/UDC-së Martin Baltisser dhe Silvia Bär ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë të Bernës, e cila i kishte dënuar ata për tekstin e pllakatit “Kosovarët therin zviceranin”.
Me vërtetimin e dënimit nga kjo instancë e lartë ndodh për herë parë në histori që Gjykata Federale të vendosë për të shpallur ose jo si raciste një fushatë politike. Ajo në verdiktin e saj e ka vlerësuar përmbajtjen në fjalë dhe rrjedhimisht edhe fushatën e SVP-së të udhëhequr mbi atë tekst, si raciste.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














