Lajme
Vera e vitit 2019, sezon rekord për turizmin zviceran
Rritja e numrit të bujtjeve është realizuar para së gjithash falë turistëve vendorë
Turizmi zviceran ka pasur këtë vit një sezon të shkëlqyer veror. Për më tepër, bëhet fjalë për numra rekordë të bujtjeve të regjistruara në hotelet zvicerane gjatë muajve të verës 2019.
Kështu, numri i bujtjeve në krahasim me sezonin veror të një viti më parë, ka qenë për 2.6% më i madh, vlerëson instituti kërkimor KOF i Universitetit ETH, KOF.
Rritja e numrit të bujtjeve është realizuar para së gjithash falë turistëve vendorë, shkruan srf.ch. Ata kanë regjistruar 3.2 për qind më shumë net të kaluara në hotelet e këtushme se një vit më parë. Edhe turistët e huaj kanë shënuar rritje të numrit të bujtjeve, por më pak se zviceranët, gjegjësisht 2.2%.
Hotelet në qytete kanë përfituar më shumë nga rritje, krahasuar me ato në male, zona rurale etj. Arsyeja e rritjes së turizmit në qytete ka të bëjë më tepër me shtimin e udhëtimeve zyrtare në qytetet e Zvicrës. Nga viti 206 deri në vitin 2018 ky lloj turizmi është rritur për 35%, konstaton KOF-i.
KOF parashikon që edhe sezoni i ardhshëm dimëror do të ketë një rritje. Kështu, në kushte klimatike mesatare, instituti në fjalë parasheh një rritje prej 2.1% të turizmit dimëror, në sezonin 2019-2020.
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta












