Shqipëria
Shqipëri: Për dy muaj, 39 persona humbin jetën në aksidente rrugore
39 viktima, vetëm në dy muajt e fundit!
Trafiku rrugor çdo herë e më shumë po humb jetën e njerëzve. Pavarësisht ashpërsimit të ligjeve dhe gjobave, aksidentet e trafikut po shënojnë rritje.
Vetëm në dy muajt e fundit u shënuan 39 viktima, 14 më shumë se shtator-tetori i 2018-ës.
20 viktima vetëm në muajin shtator 2019.
Sipas statistikave të institucioneve, vetëm gjatë 9 muajve të parë të këtij viti, si pasojë e aksidenteve kanë humbur jetën 157 persona.
Sipas raporteve policore, vetëm mbrëmjen e djeshme, në autostradën Tiranë-Durrës ndodhën 3 aksidente me një të vdekur. Ndërkohë, sot policia njoftoi nisjen e një aksioni të ri kundër shkelësve të qarkullimit rrugor. Në aksion janë përdorur jo vetëm patrullat e policisë rrugore, por edhe agjentë civilë.
Po ashtu, shkaku kryesor i aksidenteve në Shqipëri vlerësohet shpejtësia dhe mosrespektimi i sinjalistikës rrugore dhe përdorimi i celularit në timon. Edhe pse ligjet për qarkullimin e mjeteve janë ashpërsuar, sërish niveli i viktimave dhe aksidenteve mbetet i lartë, në krahasim me vendet e tjera në rajon.
Sipas ekspertëve, problem nuk janë vetëm gabimet e drejtuesve të mjeteve, por edhe shkelja ose mosnjohja e rregullave të qarkullimit nga këmbësorët që presin rrugën jashtë vijave të bardha, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














