Lajme
Rekord: Zviceranët kalojnë 5.5 miliardë kilometra mbi shina
Arsyeja kryesore për një zhvillim të tillë është oferta e zgjeruar e SBB-së për bileta me ulje çmimi (Biletat kursyese)
Njerëzit në Zvicër gjatë tremujorit të tretë të vitit 2019 kanë shënuar rekord sa i përket shfrytëzimit të komunikacionit hekurudhor. Asnjëherë deri tash ata nuk kanë kaluar më shumë kilometra me tren sa në këtë tremujor, njofton srf.ch.
Gjithsej nga zviceranët gatë periudhës së përmendur janë kaluar agfër 5.5 miliardë kilometra mbi shina, transmeton albinf.ch. Këtë njoftim e kanë dhënë shërbimi për informim i transportit publik Litra dhe Federata e Transportit Publik (VüV). Kjo është 7.6 për qind më shumë se në tremujorin e tretë të një viti më parë.
Arsyeja kryesore për një zhvillim të tillë është oferta e zgjeruar e SBB-së për bileta me ulje çmimi (Biletat kursyese). Veç kësaj bëhet fjalë, edhe për një rritje normale solide të shfrytëzimit të trenit nga qytetarët.
Por ndryshon puna me transportin hekurudhor të mallrave. Ai ka stagnuar dukshëm në krahasim me tremujorin e tretë të vitit të kaluar.
Zvicra prin bindshëm në çdo ranglistë sa i përket shfrytëzimit të komunikacionit hekurudhor në Evropë. Sikur sa i përket numrit të kilometarve të kaluara mbi shina nga zvicerani mesatar, ashtu dhe sa i përket rrjetit të dendur hekurudhor, shkruan albinfo.ch. Në nivel botëror, kreun e mban krahas Japonisë. Kështu, përderisa japonezët bëjnë më shumë udhëtime me tren për kokë banori, zviceranët kalojnë më shumë kilometra me tren.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













