E-Diaspora
Gjykimi i personave që “martonin për letra” kosovarët me çeke
Dy personat, 37 dhe 49-vjeçarë, akuzohen se duke aranzhuar martesa të rrejshme (fiktive) me gra çeke, i kanë ndihmuar 38 meshkuj, shumica e tyre nga Kosova, që të fitojnë lejen e qëndrimit në Gjermani
Me leximin e aktakuzës voluminoze, ka nisur të mërkurën në Gjykatën e Landit në Frankfurt procesi për një mashtrim në shkallë të gjerë me leje qëndrimi dhe pune të qytetarëve jashtë BE-së, shkruan dpa.de.
Dy personat, 37 dhe 49 vjeçarë, akuzohen se duke aranzhuar martesa të rrejshme (fiktive) me gra çeke, i kanë ndihmuar 38 meshkuj, shumica e tyre nga Kosova, që të fitojnë lejen e qëndrimit në Gjermani, transmeton albinfo.ch. Për këtë shërbim, ata sipas akuzës kanë marrë në emër të “tarifës” rreth 415 mijë euro.
Edhe para fillimit të procesit, i akutuari 37-vjeçar kishte pranuar pjesën më të madhe të akuzave. Sipas kësaj, periudha e veprimit të tyre ka zgjatur nga viti 2015 deri në vitin 2018. Autoriteteve gjermane për të huaj me atë rast u janë dorëuzar dokumente nga Çekia dhe nga Kosova, me të cilat simulohej lidhja e martesës.
Krahas shkeljeve të të drejtës së të huajve, aktakuza i ngarkon ata edhe për falsifikim të dokumenteve.
Edhe i akuzuari i dytë, sipas asaj që ka deklaruar gjatë marrjes në pyetje, do të bëjë pranimin e veprës, përcjell albinfo.ch. Kështu, procesi që ishte menduar të përbëhej nga 14 termine dhe pritej të zgjaste deri në shkurtin e vitit të ardhshëm, do të jetë dukshëm më i shkurtër.
Hetimet janë zhvilluar ndaj grupimeve të ndryshme që kanë vepruar në mënyrë paralele, të përbëra nga shtetas të Kosovës, të Bullgarisë dhe të Serbisë, transmeton albinfo.ch. Ata ngarkohen se së paku duke filluar nga viti 2015 kanë ngritur një sistem, përmes të cilit u kanë siguruar qytetarëve të shteteve jashtë BE-së, përmes dokumenteve të falsifikuara ose të paligjshme, qëndrim në Gjermani në kundërshtim me ligjin.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë Edicioni i pestë i festivalit të filmit “Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur të... -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht













