Bota
Trump, përmes Grenell, kërkoi që Serbia ta njohë Kosovën
Presidenti amerikan, Donald Trump, përmes të dërguarit special Richard Grenell, i cili së fundmi u takua me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Beograd, tha se Serbia duhet ta njohë Kosovën.
Kështu shkruan gazeta serbe “Blic”, duke iu referuar burimeve, përcjell albinfo.ch.
“Ishte një bisedë shumë e vështirë. Grenell fjalë për fjalë e përcaktoi kushtin – Serbia duhet ta njohë Kosovën”.
“Ai gjithashtu tha se Amerika do të ndikojë në Bashkimin Evropian për të rritur presionin mbi Beogradin zyrtar”, i tha ky burim të përditshmes serbe, transmeton Klan Kosova.
Gjatë takimit që pati së fundmi me emisarin amerikan, edhe Vuçiq e kishte pranuar se takimi nuk kishte qenë aspak i lehtë.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë














