Bota
Thellohet hendeku mes të pasurve dhe të varfërve në këtë shtet të BE-së
Hendeku është rritur me ritmin më të shpejtë në krahasim me anëtarët e tjerë të BE-së
Ministri i Financave i Bullgarisë, Vladislav Goranov, njoftoi këto ditë se rreth 193,000 taksapagues nga një total prej 3.1 milionë taksapaguesish në Bullgari deklarojnë të ardhura mujore prej rreth 4,600 eurosh, ose edhe më shumë.
Në të njëjtën kohë, paga mesatare në këtë vend është pak më shumë se 600 euro në muaj, ndërsa pensioni mesatar, 200 euro.
Sipas statistikave, pagat në Bullgari janë rritur dhe paga minimale ka arritur në 280 euro, por në të vërtetë një pjesë e madhe e njerëzve kanë të ardhura jashtëzakonisht të ulëta dhe rreth gjysma e punëtorëve janë të siguruar socialë me një pagë minimale, transmeton Monitor.
Sipas sondazhit të fundit të Eurostat, pabarazia e të ardhurave në shoqërinë bullgare po thellohet dhe ky shtet renditet në vend të parë në lidhje me diferencëv midis të ardhurave të më të pasurve dhe më të varfërve të shoqërisë bullgare, përcjell albinfo.ch.
Hendeku është rritur me ritmin më të shpejtë në krahasim me anëtarët e tjerë të BE-së, duke rezultuar në shifra vërtet tronditëse ku aktualisht 20% e njerëzve më të pasur në vend kanë të ardhura 8.2 herë më të larta se 20% e bullgarëve më të varfër.
Edhe pse hendeku i të ardhurave midis të varfërve dhe të pasurve është thelluar, sipas kushtetutës bullgare, ky shtet cilësohet si një shtet mjaft social.
Kjo tregon se politika e të ardhurave shtetërore nuk përmbush një nga qëllimet e saj kryesore për të siguruar kushte të pranueshme jetese për qytetarët e saj. Edhe pse ka rreth 1 milion punonjës në sektorin publik, shumë pak prej tyre marrin nivelin e duhur të pagës. Edhe stafi mjekësor si ai që punon në qytet ashtu edhe ai që punon në zona të ndryshme rurale, ka protestuar në mënyrë aktive gjatë këtyre ditëve në mënyrë të tillë që të përfitojnë rritje page dhe të shpëtojnë njëherë e përgjithmonë nga pagesat e tyre qesharake.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











