CH-Ballkani
Fillon rindërtimi i shtëpive të dëmtuara nga tërmeti
Pak ditë pas tërmetit të 21 shtatorit, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vizitoi një nga shtëpitë më të dëmtuara prej lëkundjeve të forta, atë të familjes së Rifat Agës në Vishnje, ku i premtoi vajzës së tij të vogël, Oksanës, se Vitin e Ri do ta kalonin në shtëpinë e tyre të re.
Kryebashkiaku u rikthye sërish në Vishnje për të ndjekur punimet për shtëpinë e re dhe për t’i dhënë një tjetër lajm të mirë kësaj familje, se ajo do të jetë gati për festat e nëntorit.
“Jam jashtëzakonisht krenar për Tiranën dhe për mënyrën sesi në kohë rekord, solidariteti ka qenë maksimal. Fakti që pa u bërë muaji kemi filluar rindërtimin e shtëpive, jemi mbi themele, kemi bërë konstruksionin dhe jemi gati të vëmë muret edhe ndarjen, që datat 28-29 Nëntor të na gjejnë në shtëpinë e re, është një histori suksesi e solidaritetit të Tiranës.
Rifat, mezi pres që të vij herën e tretë për vizitë, e treta e vërteta, kur të jetë mbaruar shtëpia”, tha Veliaj. Kryebashkiaku tha se puna ka ecur me të njëjtat ritme në të gjitha banesat e tjera që janë marrë përsipër nga kompanitë e ndërtimit për t’u rindërtuar, duke theksuar se bashkëpunimi me bizneset do të jetë nevojshëm edhe në fazën e mobilimit të shtëpive.
“Jam i sigurt se ka Rifatë të tjerë që kanë nevojë për ndihmë dhe jam i bindur që ka edhe Avenirë të tjerë nëpër Tiranë, që na dëgjojnë dhe thonë, do e ndihmoj edhe unë një shok që i është prishur shtëpia.
Jam këtu jo vetëm për ta falënderuar publikisht Avenirin që ka marrë përsipër shtëpinë e Rifatit, duke thyer çdo rekord për ndërtimin e një shtëpie, sikur të ishte garë olimpike, por dua të falënderoj çdo Avenir tjetër, çdo djalë ose vajzë, burrë ose grua, që ka një sipërmarrje, një biznes, që mund të ketë mundësi për ndihma, do na duhen elektroshtëpiake, për të gjitha familjet e prekura”, shtoi Veliaj. Ai shtoi se për familjet e tjera, që kanë pësuar dëmtime të pjesshme, do të dëmshpërblehen.
“Kemi ende nevojë për ndihmë, ndaj thirrja që do të bëjë Aveniri, është për të gjithë miqtë tanë që e kanë mundësinë, që e kanë ndjenjën e solidaritetit, të na japin një dorë dhe të marrin një shtëpi tjetër. Aveniri bëri shtëpinë e Rifatit, por kemi plot shtëpi që janë në pritje që dikush t’i marrë përsipër.
Ndërkohë, dua të falënderoj Aldrinin, Këshillin e Qarkut të Tiranës, për procesimin e të gjitha dosjeve për dëmet e vogla; aty ku nuk ka nevojë për rindërtim total, sigurisht që do të bëjmë pagesën”, u shpreh Veliaj.
Rifat Aga, i cili prej 30 vjetësh punon në forcat e Policisë së Rendit, falënderoi bashkinë e Tiranës për angazhimin dhe përkushtimin për t’i qëndruar pranë familjeve të prekura nga tërmeti, si dhe kompaninë e ndërtimit që po bën të mundur rindërtimin e shtëpisë.Kreu i Shoqatës së Ndërtuesve, Avenir Kika theksoi se çdo biznes i fushës së ndërtimit e ka detyrim të jetë solidar me qytetin e Tiranës, sidomos kur bëhet fjalë për raste fatkeqësish natyrore.
“Ne iu përgjigjëm thirrjes së kryetarit për të ardhur me urgjencë në një nga shtëpitë më të dëmtuara nga tërmeti, që thuajse ishte rrafshuar. Unë si kryetar e dhashë shembullin i pari, sepse vetëm kështu do ta ndihmojmë Bashkinë, po kështu do ndihmojmë edhe qytetarët e qytetit të Tiranës”, tha Kika.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Akademik Fehmi Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur -
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës
Jeta në Austri
-
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet Këtë javë, në Vjenë do të zhvillohen gjysmëfinalet dhe finalja e edicionit të 70-të të Eurovisionit.... -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë











