Shqipëria
Shqipëria, sipas modelit të Zvicrës, heq tarifat për makinat elektrike

Çdo tarifë të regjistrimit për mjetet elektrike & plug-in, Shqipëria për herë të parë do të rimbursojë nga Drejtoria Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor. Duket se Shqipëria po ndjek një model të mirë nga Zvicra për shtimin e veturave elektrike dhe lehtësimin e procedurave në posedimin e tyre.
Blendi Gonxhja, drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, ka bërë të ditur se tarifat e regjistrimit do të bëhen zero, po ashtu lehtësime do të ketë edhe në kontrollin fizik që do të kushtojë vetëm 1,500 lekë, ndërsa leje e qarkullimit kombëtare bëhet 1 mijë lekë, target standard do të jenë 3 mijë lekë dhe certifikata e pronësisë do të kushtojë 2 mijë lekë.
“Në total 7,500 lekë të reja për çdo mjet GREEN do të mbulohen nga DPSHTRR”, u shpreh Gonxhja.
E gjitha kjo po bëhet me Vendimin e Këshillit të Ministrave “Për planin kombëtar për menaxhimin e cilësisë së Ajrit” që adreson cilësinë e ajrit si një ndër çështjet mjedisore më kritike, që ka të bëjë me administratorët lokalë dhe autoritetet qendrore, si dhe prek jetën e përditshme të çdo qytetari.
E nga ky vendim duket se DPSHTRR po bën një ent promotor dhe protagonist edhe për risi konkrete për mbrojtjen e mjedisit dhe cilësisë së ajrit, uljen e ndotjes mes nxitjes së regjistrimit të mjeteve GREEN nga qytetarët si edhe ndërgjegjësimit për gjeneratat e së tashmes dhe së ardhmes.
“Ky lajm i mirë e i gjelbër është vetëm një nga shumë nismat GREEN që DPSHTRR po përgatit për miratim në Këshillin tonë drejtues dhe MIE, krahas propozimeve në kuadër të ndryshimeve në ligjin për taksat për mjetet rrugore, për miratim në MFE”, tha Gonxhja, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Politikanët sërish në Alba Festival Në margjinat e Albafestivalit 2025, të dielën gjatë ditës së dytë të tij, u zhvillua një...
-
Kombëtarja e Zvicrës ka kompletuar zyrtarisht listën e lojtareve për Kampionatin Evropian 2025!
-
Parada e shqiptarëve në Nju-Jork
-
SUEDI
Nita Mulliqi përfundoi me sukses studimet e doktoraturës në Institutin Karolinska në Stokholm
-
Kur gjendja dukej e pashpresë, mjekja gjermane shpëton vajzën nga Kosova
Jeta në Austri
-
Qeveria austriake po shqyrton ndërhyrjen në çmimet e energjisë Për shkak të pasigurisë së rritur në Lindjen e Mesme dhe frikës për rritje të mëtejshme...
-
Çmimet më të larta të karburanteve në Itali dhe Gjermani në krahasim me Austrinë
-
Gjysma e punëtorëve austriakë të shitjes me pakicë përballen me abuzim
-
Strehimi, ushqimi, lëvizshmëria hanë 75% të buxhetit të familjeve austriake
-
Shkatërrohet rrjeti i drogës në Austri e Gjermani, 10 të arrestuar, 9 prej tyre shqiptarë