Integrimi
Problemet me shtetësinë gjermane të kosovares nga Bavaria
Laura M.: "Për të fituar këtë shtetësi, më duhet që të heq dorë jo vetëm nga dokumentet e mia kosovare por edhe nga dokumentet serbe, që nuk i kam fare"
Laura M. është e lindur në Gjermani por nuk ka pasaportë gjermane. Prindërit e saj kanë ardhur nga Kosova si refugjatë lufte dhe ajo në bazë të tyre e trashëgon pasaportën kosovare. Mirëpo, kur Laura ka shkruar në Marok me të dashurin e saj i është dashur të presë disa orë, përkundër vizës së vlefshme. “Jam frikësuar se nuk do të më lënë ta lëshoj vendin”, thotë vajza 20 vjeçe, e cila gjithë çfarë dëshiron është të fitojë pasaportën gjermane, pasi që me gjithçka të saj ndjehet si gjermane.
Asaj i është dashur të anulonte udhëtimin për në Spanjë, pasi që ky vend nuk e ka njohur Kosovën dhe rrjedhimisht nuk e njeh as pasaportën kosovare. Njësoj do ta kishte edhe nëse do të dëshironte të udhëtonte për në Rusi dhe në shumë vende të tjera që ende nuk e kanë njohur shtetin e prindërve të saj, Kosovën.
Gjithë këto probleme Laurës i vijnë nga një burim: Republika (landi) e Bavarisë ia bën të vështirë, pothuaj të pamundur të fitojë shtetësinë gjermane. “Për të fituar këtë shtetësi, më duhet që të heq dorë jo vetëm nga dokumentet e mia kosovare por edhe nga dokumentet serbe, gjegjësisht t`i dorëzoj ato. Por fakti është se dokumentet e saj serbe as që ekzistojnë diku. “Kam frikë që si kosovare të udhëtoj për në Serbi që t`i siguroj ato. Të njohurit më kanë thënë se kjo mund të bëhet vetëm përmes ndërmjetësuesve dhe kundrejt pagesës së shumave ë mëdha të parave”, thotë ajo.
“Po të jetoja në një land tjetër, për shembull në Baden Württemberg unë me kohë do ta kisha marrë pasaportën gjermane. Me sa di unë, dorëzimi i dokumenteve serbe kërkohet vetëm në landin e Bavarisë”.
Një zëdhënës i Ministrisë së brendshme e ka sqaruar kështu problemin e Laurës: “Dallimet në mes të republikave (landeve) parimisht nuk ekzistojnë, pasi që e gjithë Gjermania nuk e njeh dyshtetësinë. Por Bavaria, përjashto ndonjë rast ekstrem, e respekton këtë parim shumë qartë. Landet tjera nuk e marrin këtë me kaq seriozitet. Kështu, në ato lande, Laura mund të mbante edhe pasapirtën kosovare krahas asaj gjermane. Por pa i poseduar dhe dorëzuar dokumentet serbe, asnjë shtetas kosovar nuk mund të lirohet nga shtetësia kosovare (që është kusht për të marrë shtetësinë gjermane në Bavari). Kjo për faktin se Kosova është shtet i pavarur vetëm nga viti 2008, dhe prandaj janë të nevojshme dokumentet serbe”, sqaron zëdhënësi.
Nga ana tjetër ai nuk mund ta konfirmojë se kërkohen ndërmjetësues dhe pagesa për t`i siguruar dokumentet në fjalë, shkruan wochenblatt.de. “Raste të tilla nuk kemi të regjistruara. Përkundrazi, nga viti 2004 2300 kosovarë janë liruar nga shtetësia e tyre e mëparshme. Vetëm në vitin 2013 kanë qenë 321 të tillë.
Ai e këshillon kështu Laurën dhe të prekurit tjerë: “Sa më shpejt të marrin kontakt me përfaqësinë serbe dhe të pyesin se si mund t`i sigurojnë dokumentet e kërkuara. Në rast se dalin probleme, kërkohen shuma të mëdha parash ose ngjashëm, urgjentisht të paraqiteni te autoritetet për të huaj në qytet ose këtu, në Ministrinë e Brendshme. Është me rëndësi që të gjitha përpjekjet për sigurimin e këtyre dokumenteve të jenë të dokumentuara me shkrim”, përfundon zëdhënësi.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat













