Kosova
Humbja e madhe e Ahmetit, dëshpërim te qytetarët e Prishtinës
Banorët e kryeqytetit, të cilët Shpend Ahmeti i udhëheq tash e gjashtë vjet, duket se e kanë humbur besimin në kryetarin e tyre.
Këtë e dëshmon numri i vogël i votave që PSD-ja e Ahmetit i ka marrë në Prishtinë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit, raporton KTV, përcjell albinfo.ch.
PSD-ja, që në këto zgjedhje garoi në koalicion me AAK-në, ka dalë subjekti i katërt, duke marrë vetëm 7 mijë e 633 vota, apo 7.6 për qind.
Mandatin e dytë të kryetarit të Prishtinës, Ahmeti, atëherë pjesë e Vetëvendosjes, e kishte fituar me votat e 42 mijë qytetarëve.
Këtë rënie në vota të Ahmetit, qytetarët e lidhin me punën e pamjaftueshme në komunë dhe me angazhimin e tij si kryetar i një partie tjetër.
Për analistët politikë, ky rezultat i dobët i Ahmetit në Prishtinë është shfaqje e pakënaqësive të qytetarëve me mënyrën se si po udhëhiqet komuna më e madhe në vend.
Monitoruesit e punës së Komunës thonë se kryetari Ahmeti i ka larguar qytetarët nga vetja, duke mos marrë pjesë në shumë takime publike me ta.
Sipas Iniciativës për Progres, ky rezultat e ka lëkundur pozitën e Ahmetit si kryetar.
Përveç në këto zgjedhje, Ahmeti kishte kandiduar për deputet edhe si anëtar i LVV-së në 2017-ën, ku kishte dalë më i votuari pas Albin Kurtit, por që më pas e kishte zgjedhur pozitën e kryetarit të Prishtinës.
https://youtu.be/n3by4Cpf56I
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












