Integrimi
Vështirësi në shkollimin e fëmijëve të emigrantëve
Nuk është numri i vogël i fëmijëve të cilët vetëm këto 2 vitet e fundit janë regjistruar në shkollat shiptare pas kthimit nga emigracion
Fëmijët e emigrantëve të kthyer për arsye të ndryshme po përballen me vështiresi në shkollimin e tyre në Shqipëri.
Ministria e Arsimit në Shqipëri njofton se zyrtarisht në sistemin e arsimit parauniversitar numri i nxënësve, që kanë hyrë në sistem si rezultat i rikthimit të prindërve emigrantë, në të gjithë vendin është 1876.
Ndërkohë dhe studentët, fëmijë të emigrantëve të kthyer në vendlindje për të vijuar studimet e larta shkon në 1628.
Nisur nga këto shifra Ministria e Arsimit e ka parë dhe e sheh me prioritet dhënien e mundësive të këtij kontigjenti për të zbatuar procesin e edukimit nëpërmjet riintegrimit të tyre.
“Ajo që instituticioni ynë po realizon në drejtim të riintegrimit të të gjithë shtetasve shqiptarë, që kthehen nga emigracioni, është zbatimi i strategjisë së riintegrimit, që lidhet me shansin, që i duhet dhënë çdo fëmije për të drejtën e arsimimit, ndihmën për të kaluar barrierat psikologjike dhe ato gjuhësore, nevojën për të asistuar nga afër fëmijët dhe familjet e tyre, në mënyrë që këta të fundit të gjejnë një klimë sa më miqësore dhe një raport sa më të ngushtë në përballjen me sfidat që deri më tash ata kanë kaluar.“, ka thënë DW zëvendësministrja, Nora Malaj.
Për vlerësimin e dijeve të marra në vendet nga ata vijnë, është edhe një qendër, që monitoron rastet dhe që realizon zhvillimin e integrimin e tyre.
“Kjo është në çdo qendër dhe drejtori rajonale dhe zonale e sistemit arsimor në vend. Qëllimi është që këto familje të riintegruara të asistohen dhe të ndihmohen për të qenë pjesë e zhvillimit të tyre”, thekson Malaj.
Eksperti i çështjeve të arsimit, dr. Ndriçim Mehmeti, shprehet se problematika e nxënësve shqiptarë dhe të huaj të ardhur nga jashtë vendit, është prezantuar në arsimin shqiptar më herët, veçanërisht pas vitit 2009, kur kriza ekonomike në Evropë solli që emigrantë të shumtë nga Greqia, Italia dhe më pak nga vendet e tjera të rikthehen në Shqipëri.
Në vitin 2009 u hartua dhe miratua me vendim të qeverisë “Strategjia për riintegrimin e shtetasve të kthyer nga jashtë vendit 2010-2015”, thotë Mehmeti.
“Kjo strategji ndërministrore, u kthye në një plan-veprimi, ku Ministria e Arsimit dhe Shkencës mori përsipër një sërë detyrash, të cilat lidheshin me hartimin e një kurrikule të veçantë në lidhje me mësimin e gjuhës shqipe për ata, që e përvetësonin, pak, aspak, apo mjaftueshëm këtë gjuhë; ofrimi i shërbimit psikologjik, lehtësimi i proceduarve të njehsimit të studimeve të kryera jashtë vendit dhe regjistrimi në shkollat, ku jetonin etj. Po ashtu Ministria hapi shkolla verore për mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e emigrantëve, që ktheheshin në atë periudhë në Shqipëri dhe dëshironin të vazhdonin mësimet në arsimin parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, thotë Mehmeti
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat













