Lajme
Zvicra, e rëndësishme për paqen në Kosovë
Helikopterët dhe inxhinierët e ushtrisë zvicerane janë shumë të rëndësishëm për sigurinë në Kosovë, deklaroi komandanti i KFOR-it Francesco Paolo Figliuolo
Komandanti i paqeruajtësve ndërkombëtarë të KFOR-it, gjeneralmajor Francesco Paolo Figliuolo, ka falënderuar Qeverinë e Zvicrës për kontributin e lartë që po jep kontingjenti i Zvicrës në kuadër të KFOR-it në Kosovë, në aspektin e aftësive të vlefshme operacionale dhe personelit të specializuar dhe professional.
Gjenerali Figliuolo theksoi rolin e rëndësishëm të aseteve zvicerane të helikopterëve dhe inxhinierëve si dhe Detashmentit të Përbashkët Rajonal-Veri (DPR-V), i cili vepron në pjesën veriore të Kosovës me asete jo-kinetike, duke kontribur në ndërgjegjësimin e KFOR-it për situatën në terren.
Këtë vlerim gjenerali italian e dha pas një takimi që zhvilloi me ambasadoren e Zvicrës në Kosovë, Krystyna Marty Lang, e cila vizitoi Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it NATO-s në Prishtinë.
Ambasadorja Lang ka konfirmuar mbështetjen e Zvicrës ndaj KFOR-it.
Përveç kësaj, ajo theksoi se qeveria zvicerane është aktive në Kosovë në fushën e shëndetësisë, infrastrukturës dhe integrimit të pakicave. Ndërsa në veçanti, ambasadorja theksoi se Zvicra merr në konsideratë çështjet sociale të emigrantëve kosovarë.
Në fund, ata ranë dakord mbi rëndësinë e një qasje gjithëpërfshirëse që përfshin përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar për të arritur normalizimin e shoqërisë nëpërmjet dialogut dhe bashkëpunimit në rajonin e Ballkanit.
Që nga tetori i vitit 1999, forcat e armatosura zvicerane kanë qenë të përfshira
në misionin e KFOR-it. Aktualisht, janë rreth 200 pjesëtarë të shërbimit zviceran të vendosur në KFOR, kryesisht në Kampin ‘Film City’, në Kampin në Prizren dhe Kampin Marechal de Lattre de Tassigny në Vushtrri.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë










