CH-Ballkani
Edhe shteti ballkanik ofron pasaporta, por me një kusht
Rezulton që paratë nuk blejnë vetëm pushime luksoze në Karaibe apo suita përrallore në Quebec
Ato mund të blejnë edhe rezidencën po ashtu. Ndërkohë që qytetarët britanikë po nxitojnë të marrin pasaporta irlandeze, para Brexitit të pritshëm më 31 tetor, udhëtarët elitarë të botës nuk shqetësohen të qëndrojnë në radhë në qendrat e emigracionit.
Ata e marrin shtetësinë përmes programeve të investimit, ku investimi në ekonominë e një vendi mund t’i garantojë akses te pasaporta më të fuqishme. Është kjo një industri e diskutueshme, por në lulëzim e sipër. Më 4 tetor, edhe Mali i Zi njoftoi se pranonte aplikime, duke lansuar programin e tij të ri, transmeton TCH.
Vendi ofron 2 mijë aplikime për mundësinë e futjes në xhep të një pasaporte. Kostoja? Aplikantët duhet të investojnë minimumi 274 mijë dollarë në projekte zhvillimi. Ata po ashtu duhet të paguajnë një kuotë prej 100 mijë eurosh për aplikimin që do të financojë rritjen në zonat e pazhvilluara. Zakonisht, aplikojnë shtetas nga vende që kanë mundësi të kufizuara për udhëtim, si Kina, Rusia dhe vendet e lindjes së mesme, përcjell albinfo.ch.
Kompania me qendër në Londër, Henley & Partners, ka përzgjedhur pasaportën japoneze dhe atë të Singaporit si më të dëshiruarat në botë në indeksin e saj për vitin 2019 falë aksesit të lehtë në 190 juridiksione. Për ata që kanë një pasaportë më të pafuqishme, programet e investimit në këmbim të shtetësisë, janë një alternativë e mirë. Koncepti lindi në 1984 kur Shën Kitts dhe Nevis, një vend ishullor në Karaibe, prezantoi programin e parë. Tani, programe të ngjashme ka edhe në vende më të zhvilluara si SHBA, Kanada, Britani etj.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












