Lajme
Hapet edhe një shkollë shqipe në Zvicër
Është hapur edhe një shkollë tjetë shqipe në Schwerzenbach të Zvicërs.
Shkolla është hapur të premten, ka bërë të ditur Vaxhid Sejdiu, i cili është shprehur se çdo shkollë shqipe është shumë e rëndësishme për fëmijët që jetojnë në diasporë.
“Çdo shkollë shqipe është rreze dielli për sytë e fëmijëve, të cilët me dashurinë më të madhe, me dashurinë për gjuhën e nënës mundohen ta ruajnë gjuhën amtare. A ka gjë më të bukur se të shohësh prindër shqiptarë, të cilët me përkushtim i shoqërojnë fëmijët e tyre drejt shkollës shqipe në Uster, Volketswil, Ditelikon, Brüttisellen, Glattbrug, Effretikon, Fällanden, Fehraltorf…” është shprehur Sejdiu.
Po ashtu Sejdiu u ka bërë thirrje fëmijëve shqiptarë që jetojnë në këtë pjesë të Zvicrës që ta mësojnë gjuhën shqipe, “gjuhën e nënës”.
“Thirrja që shoqërohet me një dashuri të madhe për gjuhën dhe shkollën shqipe: “Ejani në shkollën shqipe në Schwerzenbach”, të cilën fjali e kemi përdorur edhe për shkollat e tjera shqipe, është apel i përgjithshëm, që dëshmon se fëmijët shqiptarë pa gjuhën e nënës janë “si ata zogjtë pa krahë”. Ejani, në shkollën shqipe në “Steingarten” të Schwerzenbach-it, sepse shkolla shqipe po ju pret”, ka thënë Sejdiu.



E-Diaspora
-
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen Një 20-vjeçari dyshohet se u sulmua dhe u plagos nga disa persona, ndërsa gjatë incidentit iu... -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci











