E-Diaspora
A do të ketë edhe Gjermania një “Xherdan Shaqir” shqiptar?
Mediet gjermane kanë raportuar se për të riun gjilanas, në garë janë dy gjigandët e futbollit, Borussia Dortmund dhe Benfica Lisabon
Për nga madhësia (1.69) pozita dhe stili i lojës i ngjanë shumë Shaqirit.
Mesfushori shqiptar ka prejardhje nga Malisheva e Gjilanit, është rritur në Frankfurt të Gjermanisë dhe nga sezoni veror ka kaluar prej ekipit të dytë të Stuttgartit në rivalin e këtij qyteti në Stuttgarter Kickers, ku edhe po bën bum me 11 asiste për gol duke e radhitur si asistuesi më i mirë i ligës së tretë.
Dhe jo vetëm kaq, ai tani mban edhe çmimin e lojtarit më të mirë të muajit nëntor të ligës së tretë të futbollit gjerman.
Tifozët gjermanë të faqes zyrtare të Federatës së Futbollit Gjerman, kanë votuar Besar Halimin me 2283 vota si lojtarin më të mirë të muajit që luan në Bundesligën e tretë gjermane me ekipin Stuttgarter Kickers. Në një garë të ngushtë Besari ka marrë 34 përqind të votave të vizitorëve të faqes së Federatës së Futbollit Gjerman, duke lënë pas futbollistin e njohur të ekipit Energie Cottbus, Uwe Möhrle me 1973 vota.
19 vjeçari gjilanas konsiderohet si njëri ndër talentët më të mirë teknikë që luan në Bundesligën e Tretë Gjermane. Atij nuk mund t`i gjesh të meta, shkruan portali i Federatës së Futbollit Gjerman, DFB.
“Jam shumë i lumtur që kam fituar këtë garë, madje para Uwe Möhrles që luan në FC Energie Cottbus”, shprehet ai për portalin e DFB-së. I riu gjilanas, votimin e tij e sheh si dëshmi të angazhimit të tij në fushë.
Së fundi mediat gjermane kanë raportuar se për të riun gjilanas, në garë janë dy gjigandët e futbollit, Borussia Dortmund dhe Benfica Lisabon.
Bekim Dalipi
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










