Lajme
Zvicra e shet edhe ajrin
Zvicra është një vend i shtrenjtë dhe shpesh kritikohet për çmime, madje edhe për shitjen e ajrit. Por, ajri i pastër nga Alpet po shitet në qytetet e ndotura aziatike
Edhe pse ka marrë çmimin për “transportin më absurd”, ajri i pastër nga Alpet zvicerane dërgohet kryesisht në Azi, rreth 20,000 kilometra larg nga Zvicra, duke gjeneruar ndotje të tepërt, përcjell albinfo.ch.
“Shitja e ajrit alpine si një e mirë e konsumatorit është tronditëse. Transportimi i këtyre kanaçeve prej alumini që përmbajnë ajër, thjesht shkakton emetimin e CO2 dhe është krejtësisht i padobishëm”, është shprehur Jon Pult, presidenti i Nismës Alpine.
Drejtori i Swiss Air Deluxe, Markus Klinkmüller, ishte i pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, por tha se ai nuk e meriton një dallim të tillë të dyshimtë. “Ne përfitojmë nga hapësirat e papërdorura në anije transporti kur ato kthehen në Azi, kështu që gjurma jonë ekologjike është afër zeros”, tha ai.
Ky produkt, i cili shitet për CHF 20 një shishe, është reklamuar në faqen e internetit të kompanisë si “9 litra ajër të pastër malor zviceran të mbledhur në një lartësi prej 3000 metrash”, përcjell tutje albinfo.ch.
Pavarësisht kritikave, kompania nuk e ka ndërmend të ndalet dhe do të vazhdojë të shesë ajrin e pastër të Alpeve zvicerane në qytetet e ndotura të Azisë.
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











