Integrimi
Një e dielë sportive në përkrahje të familjes skamnore nga Vitia
Nga ky turnir i organizuar ad-hoc u tubuan gjithsej 5400 CHF (pesëmijë e katërqind franga)
Mërgimtarët tanë edhe pse larg Atdheut hallet dhe preokupimet i kanë të përbashkëta me të gjithë shqiptarët tjerë pavarësisht vendshtrirjes së tyre. Të arriturave të tyre në kulturë , sport dhe fusha të tjera u gëzohen shumë. Por, edhe rastet e atyre me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale i përjetojnë tepër rëndë, në veçanti të asaj kategorie e cila ka ngelë jashtë përkrahjes institucionale . Këta njerëz të lënë vetëm në mëshirën e zotit nuk mund ta përballojnë pafundësisht varfërinë e tejskajshme.
Ditë më parë e përditshmja “EXPRESS” e Kosovës, ka publikuar në faqet e saj një shkrim mjaft prekës mbi gjendjen e rëndë materiale e shëndetësore të familjes Kasumi. Kjo familje me të shpërthyer konflikti i armatosur në ish-Republikën jugosllave të Maqedonisë, është vendosur në Viti të Kosovës,dhe që prej atëherë ende nuk posedon shtetësinë e këtij vendi. Zyrtarët e kësaj komune refuzimin e kërkesës së familjes Kasumi për sistemin në një nga banesat shoqërore apo të ashtuquajtura banesa të solidaritetit e arsyetojnë me mungesë të dokumentacionit të duhur.
Pavarësisht procedurave administrative kjo familje nuk bënë të braktiset dhe të lihet në vuajtje dhe mjerim të përhershëm.
Gjendja e familjes Kasumi është akoma më e komplikuar kur dihet se një nga fëmijët e saj vuan nga sëmundja e tokës (epilepsisë). Prandaj përkrahja materiale në këtë rast është detyrim moral dhe njerëzor. Përballja me përditshmëritë e jetës mbi shpatullat e kryefamiljares Zenetije Kasumi rëndon si plumbi. Kjo familje pa kulm mbi kokë bredhë nga streha në strehë paditur çfarë do t,i sjellë e nesërmja. Vendosja në ndërtesën e zjarrfikëseve të komunës së Vitisë, nuk plotëson kurrfarë kushtesh, ajo është vetëm shmangieje nga qielli i hapur. Zenetija që nga vdekja e burrit të saj është në ankth si ta sigurojë kafshatën e gojës për vetveten dhe tre fëmijët e saj të mitur.
Çfarë do të thotë të jesh nënë dhe të shihesh fëmijët duke hulumtuar kantinjerët e bërllokut në kërkim të bukës ?! Ushqimi i përditshëm nuk mund të sigurohet nga shitja e kanaçeve të mbledhura, pallogaritur këtu veshmbathjen dhe gjërat tjera elementare për jetë. Thellësisht të prekur nga kjo situatë disa mërgimtarë vullnetmirë nga Kantoni i Gjenevës të prirë nga: Nasuf Nuhiu,Ekrem Hyseni, Naim Salihu, Musah Halili, dhe shumë përkrahës të tjerëtë kësaj nisme si formë më të butë dhe më të përshtatshme për t,i dalë krah kësaj familjeje skamnore gjetën organizimin e një turniri të futbollit. Ata të vetëdijshëm se më keqësimin e motit gjendja e kësaj familje mund të përkeqësohet edhe më tepër më , 7 dhjetor 2014 u mobilizuan shpejt e shpejt dhe në stadiumin e FC ”VERNIER” të Gjenevës, organizuan një turnir futbolli.
Në këtë ngjarje me karakter humanitar prezantuan 21 ekipe të futbollit . Të gjithë njëzëshëm ranë në ujdi që secila nga skuadrat pjesëmarrëse të jap nga 100CHF(njëqind frëng) si ndihmë familjes Kasumi. Disa nga skuadrat shprehen bujarinë dhe zemërgjerësinë e tyre duke kaluar edhe kuotën e caktuar. Gjithashtu është për t,u çmuar dhe gatishmëria e disa mërgimtarëve të cilët edhe pse nuk ishin pjesë e turnirit e ndihmuan këtë aksion.
Falë kontributit të tyre turniri mori fizionominë e duhur,dhe përmbushi në tërësi synimet e parapara.
Në këtë gjest tipik humanitar të mërgimtarëve tanë në Gjenevë u bashkuan edhe disa të rinj të komuniteteve të tjera. Ata së bashku me shqiptarët uaktivizuannëekipetëndryshme dhekështu dhanë ndihmesën e tyre. Nga ky turnir i organizuar ad-hoc u tubuan gjithsej 5400 CHF(pesëmijë e katërqind frëng) Patjetër duhet theksuar se rrjedhjen e këtij turniri humanitar si zakonisht e ndihmoi edhe arbitri me përvojë Ismet Qubreli ,i cili më tepër se tri decenie është aktiv në fushën e referimit. Sipas regjistrave të arkivuar në Shoqata e Klube ky njeri i papërtueshëm e solidar edhe në të kaluarën ka përkrahur me të holla dhe mjete tjera dhjetëra aksione të ngjashme.
Ky turnir bamirës përfundoi qetë ashtu siç ishte konceptuar. Organizatorët falënderim të veçantë adresuan në emër të disa të rinjve të komuniteteve të tjera të cilët me pjesëmarrjen e tyre në këtë turnir treguan miqësinë dhe respektin ndaj shqiptarëve. Vlen të ceket se në vendin e parë me plot meritë u radhit ekipi “SHQIPONJA” në të dytin “MAXEXPRESS” dhe në vendin e tretë ai “MUÇAÇO” .
Këshilli organizativ i këtij turniri në mënyrë që ta ruajë origjinalitetin bëri edhe shpalljen e lojtarit më të mirë. Ky epitet kësaj radhe i takojë Adnan Mehmetit të ekipit “SHQIPONJA” kurse portieri më i mirë u shpall Ridvan Mjaku i skuadrës”MAXEXPRESS” .
Meqë jemi në prag të Krishtlindjeve ,dhe festës së Vitit të Ri u mor vendim që të formohet një komision i cili do të shkojë në vendngjarje dhe do ta studiojë gjendjen faktike të kësaj familje në nevojë. Pastaj bashkërisht do të gjenden metodat e shfrytëzimit të kësaj ndihme të organizuar nga ky grup bashkatdhetarësh zemërmirë.
Arif Ejupi
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës KQZ: Procesi i regjistrimit për votuesit në diasporë vazhdon deri më 17 maj 2026, me mijëra... -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenbergerit -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten












