Lajme
Korrupsioni në Zvicër, akuzohen 4 persona për 100 milionë franga
Prokurori i Përgjithshëm i Zvicrës ka ngritur akuza ndaj katër personave në çështjen e ryshfetit që përfshijnë kontrata të IT me Sekretariatin Shtetëror për çështjet Ekonomike (SECO)
Në mesin e katër personave, janë tre sipërmarrës si dhe një ish-punonjës i SECO, i ngarkuar me prokurimin, njoftoi zyra e prokurorit të përgjithshëm, përcjell albinfo.ch.
Konkretisht, ata janë akuzuar për ryshfet (aktive dhe pasive) në lidhje me dhënien e disa qindra kontratave të ITO SECO me vlerë totale prej 99 milionë CHF (98.9 milionë dollarë).
Punonjësi i SECO është akuzuar se ka dhënë kontrata me vlerë miliona franga pa një proces të tenderimit publik për projektet e IT, si dhe pranon para dhe favore të tjera me vlerë mbi 1,7 milionë CHF për një periudhë dhjetëvjeçare. Sipërmarrësit akuzohen për keqmenaxhim kriminal dhe ryshfet.
Skandali u nxor më dritë në 2014-ën nga gazetarët hetues që punonin për gazetat Tages-Anzeiger dhe Der Bund.
E-Diaspora
-
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen Një 20-vjeçari dyshohet se u sulmua dhe u plagos nga disa persona, ndërsa gjatë incidentit iu... -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci












