Bota
Gjermania ofron azil për 138 migrantë
Migrantët e transportuar me varkë në Detin Mesdhe që i janë nënshtruar procedurave për azil në Gjermani vitin e kaluar, janë lejuar të qëndrojnë në vend.
“Në një takim me dyer të mbyllura, duke iu drejtuar parlamentarëve , një përfaqësues nga Ministria e Brendshme deklaroi se, nga 225 personat e shpëtuar në det dhe të dërguar në Gjermani që nga korriku 2018, 138 prej tyre po u nënshtrohen procedurave për azil”, sipas pjesëmarrësve të takimit, përcjellë albinfo.ch
Rreth 47% e migrantëve janë lejuar të qëndrojnë në vend duke u dhënë azil, statusin e refugjatit ose mbrojtje suplementare sepse përballen me dëme serioze në vendin e tyre të origjinës.
Të hënën, Gjermania, Italia, Franca dhe Malta bën me dije një marrëveshje për të rishpërndarë migrantët e shpëtuar nga deti.
Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer deklaroi dje, se “marrëveshja mund të jetë themeli i një politike të re, të përbashkët për azil që udhëhiqet nga solidariteti.”
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














