E-Diaspora
Edhe në Zvicër u shtrua “Darka e Lamës”
Kjo festë daton që nga kohët e lashta dhe festohej tek shqiptarët në përfundim të të korrave për t’iu gëzuar bereqetit të ri. Në Zvicër atë e shënuan aktivistët e LDK-së
Tri nëndegë të LDK-së së Zvicrës (Burgdorf, Solothurn dhe Olten) ishin bërë bashkë në Solothurn për të organizuar festën tradicionale të falënderimeve, të njohur në popullin shqiptar si “Darka e Lamës” organizohet edhe në Zvicër
Kjo festë daton që nga kohët e lashta dhe festohej tek shqiptarët në përfundim të të korrave për t’iu gëzuar bereqetit të ri.
Tekstin e Lutjes së Darkës së Lamës e lexoi Zeqir Gjukaj. Aty u tha se kjo darkë na shërben edhe si moment i veçantë për t’u lutur që “edhe në vitin tjetër, në motin e ardhshëm, Zoti të na falë e të na dhurojë më shumë bereqet, begati e paqe në familjet tona. Mirë se u ka pru Zoti. Bukë, kripë dhe zemër! Ju bëftë mirë!”.
Ndërsa Haki Latifi, kryetar i Degës së LDK-së në Zvicër pasi përshëndeti të pranishmit ndër të tjera tha se “Dita e Falenderimeve është festa jonë tradicionale, e moçme që prej kohëve të dardanëve ilirë, që ka bashkuar të gjithë njerëzit e Kosovës me njëri-tjetrin dhe me të ardhmen e tyre.
Presidenti historik Dr.Ibrahim Rugova Festën e Ditës së Falënderimit – Darkën e Lamës e kishte cilësuar si një festë tradicionale popullore dhe familjare të Kosovës dhe në viset e tjera shqiptare. Kjo është një ditë sipas traditës shqiptare që mbledhë të gjithë përreth sofrës të begatë dhe kur bëhemi bashkë me më të dashurit tanë, pas punëve të kryera të stinës.”
Në darkën e lamës falë punës së grave veprimtare të këtyre nëndegëve u prezantuan shumë gatime nga ushqimet e traditës sonë shqiptare si dhe pije kryesisht vendore të ardhura enkas nga Kosova për këtë festë.
Nga një fjalë përshëndetje e thanë edhe Hasan Avdyli, Ajet Avdyli etj.
Të pranishmit në shoqërim të një muzike të lehtë kanë shijuar specialitetet e shtruara, duke evokuar kujtime nga e kaluara dhe duke kënduar, thuhet në një njoftim të Sektorit për informim të LDK-së, dega në Zvicër.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 Talenti me prejardhje nga Kosova fiton besimin e klubit bavarez dhe pritet të jetë pjesë e... -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve











