Sport
Vedat Muriqi është bërë objektiv i klubeve të mëdha evropiane
Rizespori e kërkon hisen e tij nëse Fenerbahçe e shet Muriqin
Rizespori do ta kërkojë hisen e tij nëse Fenerbahçe e shet Vedat Muriqin. Klubi turk i kërkon 15% të parave nëse gjiganti nga Stambolli e shet përfaqësuesin kosovar në Tottenham apo Manchester United, dy klubet që po thuhet se e duan sulmuesin prizrenas
Vedat Muriqi është bërë objektiv i klubeve të mëdha evropiane pas paraqitjeve mbresëlënëse me Fenerbahçen dhe Përfaqësuesen e Kosovës, shkruan Gazeta Express.
Në fakt, sulmuesi kosovar ka realizuar dy gola me ekipin turk në sezonin e ri dhe dy të tjerë me Përfaqësuesen e Kosovës.
Ai shkëlqen në fitoren ndaj Republikës Çeke në fillim të shtatorit duke shënuar gol, ndërsa kundër Anglisë dhuroi dy asistime për Valon Berishën dhe shënoi gol nga penalltia, të cilën e nxori vetë.
Në stadiumin e Southamptonit, sulmuesin prizrenas e kanë ndjekur skautët e Tottenhamit dhe Manchester Unitedit raporton Gazeta Express.
Prandaj, ka mundësi që sulmuesi shtatlartë ta vazhdojë karrierën në Premierligë.
E këtij transferimi do t’i gëzohej shumë edhe Rizespori, klubi i deridjeshëm i Muriqit.
Drejtuesit e klubit turk po i fërkojnë duart pasi në rast se futbollisti shitet në Angli, ata do ta kërkojnë hisen e tyre.“Siç dihet, nëse Fenerbahçe e shet lojtarin në Evropë, ne na takojnë 15% e shumës së shitjes së lojtarit. Ky fakt na bën ne të lumtur”, ka thënë presidenti i Rizesporit, Hasan Kartal për “Hürriyet”.
Mediat turke kanë shkruar se Fenerbahçe ia ka vendosur Muriqit çmimin e klauzolës për shkëputjen e kontratës prej 50 milionë eurosh percjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern Një zjarr në kabllo pranë stacionit Praterstern të Vjenës vazhdon të pengojë transportin publik në qytet.... -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht














