E-Diaspora
Köln-i me klub kulturor shqiptar
URACULT ka për vizion prezantimin e kulturës shqiptare në Gjermani nëpërmjet artistëve që jetojnë dhe veprojnë në Gjermani e më gjerë
Qyteti i Köln-it si qendër e kulturës dhe mediave, bashkon dashamirë të artit e kulturës nga të gjitha anët e botës. Edhe ndër komunitetin shqiptar që në metropolën buzë lumit Rhein numëron një numër të madh anëtarësh, jo pak prej tyre mirren me art dhe muzikë apo janë vizitues të rregullt të manifestimeve të ndryshme kulturore.
Si vendtakime të tyre të përbashkëta ju kanë zakonisht manifestimet e ndryshme e sidomos ato me artistë shqiptarë siç ishin p.sh. Eda Zari apo Elina Duni me koncertet e tyre të suksesshme në muajt e fundit.
Nga dashuria për muzikën por edhe nga malli për vendlindje, disa të rinj shqiptarë mblidhen shpesh pranë lumit Rhein ku me orë të tëra këndojnë këngët e „Gjurmëve“, „Telex“ etj. Diaspora band e quajnë veten këta të rinj dhe në një nga këto takime të tyre, ju lindi edhe ideja për themelimin e një klubi kulturor.
Bashkim Meholli dhe Faton Lahaj, dy anëtarët e grupit, filluan punën në rregullimin e dokumentacionit të nevojshëm dhe disa javë me vonë ideja e tyre realizohet.
Lind klubi kulturor „URACULT“ themelimin e të cilit e ndihmuan edhe disa bashkëatdhetarë tjerë nga Köln-i dhe rrethina.
„URACULT ka për vizion prezentimin e kulturës shqiptare në Gjermani nëpërmjet artistëve që jetojnë dhe veprojnë në Gjermani dhe në vende tjera evropiane por edhe në të gjitha trojet shqiptare.“ flet Bashkim Meholli, i cili njëherit është edhe kryetar i klubit.
„Ura e ka simbolin e bashkimt dhe lidhjes prandaj qëllimi ynë është që edhe të ndërmjetësojmë partneritet dhe bashkëpunim ndërmjet artistëve, klubeve kulturore, shkollave e pse jo edhe të qyteteve gjermane me ato nga të gjitha viset shqiptare“ vazhdon Meholli i cili me kolegët e tij kanë shumë ide të cilat planifikojnë ti realizojnë në të ardhmen.
Përgatitjet për mbrëmjen e parë kulturore të URACULT-it janë në vazhdim e sipër.
„Do të ketë një program të larmishëm kulturor. Shukrije Neziri (pikturë), Dashmir Izairi (fotografi), Luran Osmani (grafikë) dhe Meriton Maloku (grafikë) do të prezentojnë veprat e tyre e pastaj Faton Lahaj me kitarë do të hapë pjesën muzikore të mbrëmjes e cila do të vazhdon me leximet e autorit Ndriçim Ademaj i cili jeton dhe vepron në Kosovë. Pjesa e katërt e mbrëmjes i takon Diaspora band-it”, flet në pika të shkurtëra kryetari i URACULt-it i cili është shumë i kënaqur për interesimin e madh te artdashësve për anëtarësim në klub por edhe për pjesëmarrje në këtë mbrëmje.
Ali Salihu
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











