Autotech
Bateritë e modeleve iPhone 11, deri në 25% më të fuqishme
Rritjet në pajisjet e nivelit të lartë të Apple ka të ngjarë të jenë rezultat i hapësirës shtesë të brendshme të marrë nga heqja e pajisjes 3D Touch
Dokumentet në Qendrën e Certifikimit të Pajisjeve Telekomunikuese të Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit (TENAA) zbulojnë një pjesë të vogël të specifikave që lidhen me modelet iPhone 11, 11 Pro dhe 11 Pro Max të Apple, duke përfshirë baterinë dukshëm më të fuqishme në modelet më të larta.
Ndërsa shumë nga faktet dhe shifrat u zbuluan nga Apple në lansimin e iPhone të saj javën e kaluar, TENAA rendit dy të panjohura, dhe të pakonfirmuara, në kapacitetin e baterisë së telefonit dhe memorien e procesorit.
iPhone 11 supozohet se mundësohet nga një bateri 3,110 mAh, ndërsa iPhone 11 Pro dhe 11 Pro Max vijnë të paketuar përkatësisht me 3,046 mAh dhe 3,969 mAh.
Këta numra krahasohen me specifikat e vitit të kaluar të baterisë iPhone XR në 2,942 mAh, iPhone XS në 2.658 mAh, dhe iPhone XS Max në 3,174 mAh.
Ndërsa iPhone 11 krenohet me një përmirësim afërsisht 6% të kapacitetit të baterisë, iPhone 11 Pro dhe Pro Max shohin rritje përkatësisht prej 14.6% dhe 25%.
Rritjet në pajisjet e nivelit të lartë të Apple ka të ngjarë të jenë rezultat i hapësirës shtesë të brendshme të marrë nga heqja e pajisjes 3D Touch, e cila u zëvendësua në 11 Pro nga teknologjia Haptic Touch, me bazë softverike, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh
Jeta në Austri
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së













