Bota
India ndalon përdorimin e cigareve elektronike
India ka më shumë se 100 milionë të rinj që pinë duhan, çka e bën këtë vend treg potencial për kompanitë që prodhojnë cigare elektronike
Kabineti qeveritar i Indisë ka njoftuar se do të ndalojë prodhimin, importin dhe shitjen e cigareve elektronike, duke thënë se janë të rrezikshme për shëndetin.
Një urdhër ekzekutiv është miratuar për të ndaluar përdorimin e këtyre pajisjeve për shkak të ndikimit të tyre te popullsia e re, ka thënë ministrja e Financave, Nirmala Sitharaman.
India ka më shumë se 100 milionë të rinj që pinë duhan, çka e bën këtë vend treg potencial për kompanitë që prodhojnë cigare elektronike.
Në rast të shkeljes së këtij vendimi, parashihen ndëshkime me burgim deri në tre vjet.
India është konsumuesja e dytë më e madhe e produkteve të duhanit, pas Kinës dhe më shumë se 900,000 njerëz vdesin në këtë shtet çdo vit, si pasojë e sëmundjeve të lidhura me të.
Ministrja e Shëndetësisë, që edhe ka propozuar ndalesën, ka thënë se është në interes publik që të sigurojë se përdorimi i cigareve elektronike nuk kthehet në “epidemi” për të rinjtë.
Në Shtetet e Bashkuara, deri në tani janë raportuar 450 raste që kanë pasur probleme me mushkëri, të cilat janë lidhur me cigaret elekronike.
Po ashtu janë raportuar edhe të paktën gjashtë raste të vdekjes në 33 shtete.
Vendimi i Indisë ka ardhur një ditë pasi Nju-Jorku është kthyer në shtetin e dytë në SHBA që ka ndaluar përdorimin e cigareve elektronike me shije të ndryshme, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











