E-Diaspora
Ndalohet gjesti i shqiponjës në ndeshjet e kombëtares zvicerane!
Behrami: “Ne në këshillin e lojtarëve kemi biseduar me ekipin dhe i kemi sensibilizuar të gjithë që disa gjeste të caktuara, të cilat tifozët tanë mund t`i perceptonin si të padëshirueshme, në të ardhmen t`i evitojmë"
Ditë më parë, festimi duke formuar me duar pamjen e shqiponjës, që Granit Xhaka dhe Pajtim Kasami e bënë në dy ndeshje të ndryshme për klubet e tyre kishte shkaktuar shqetësim në Federatën e Futbollit të Zvicrës dhe te një pjesë e opinionit futbolldashës.
Pasi që çështja mori një dimension politik, me të është marrë sot edhe Këshilli i Kombëtares Zvicerane të Futbollit. Pas mbledhjes, ky këshill ka dalë me vendimin që të evitohen disa “shenja të caktuara”, si shprehje e gëzimit për golat e shënuar. Ky vendim, sipas këshillit, do të zbatohet duke filluar nga ndeshja e të shtunës, kur Zvicra luan kundër Lituanisë.
Në këshillin përmendur bëjnë pjesë edhe lojtarët shqiptarë: Behrami e Shaqiri. Behrami ka sqaruar në një video zyrtare vendimin e marrë. “Ne në këshillin e lojtarëve sapo kemi biseduar me ekipin dhe i kemi sensibilizuar të gjithë që disa gjeste të caktuara, të cilat tifozët tanë mund t`i perceptonin si të padëshirueshme, në të ardhmen t`i evitojmë. Duke filluar menjëherë, tash tutje nuk do të ketë probleme të këtij lloji, sepse ne i respektojmë shumë tifozët tanë dhe duam të sillemi në pajtim me këtë”. Megjithatë, ka shtuar Behrami, gjestet që i kanë bërë lojtarët tanë nuk janë bërë në shenjë armiqësie ndaj tifozëve por kanë qenë shprehje momentale spontane e gëzimit të tyre.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 Talenti me prejardhje nga Kosova fiton besimin e klubit bavarez dhe pritet të jetë pjesë e... -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve











