Integrimi
Fitore Kastratit, çmimi për guxim qytetar “Prix Courage” për të rinj
Ky çmim është ndarë sivjet për herë të parë, krahas çmimit kryesor, i ciki ndahet prej vitesh dhe gëzon një reputacion të lartë në Zvicër
,E kandiduar së bashku me shoqen dhe moshataren e saj Arina Binz, shqiptarja 16 vjeçare Fitore Kastrati nga Hombrechtikoni i Cyrihut ka marrë mbrëmë në ceremoninë solemne çmimin “Prix Courage Next Generation” (për brezin e ri)”, të ndarë nga revista Beobachter. Ky çmim është ndarë sivjet për herë të parë, krahas çmimit kryesor, i ciki ndahet prej vitesh dhe gëzon një reputacion të lartë në Zvicër. Vlera monetare e çmimit për të rinj është 3000 franga ndërsa e çmimit kryesor, 15 mijë franga.
Heroi i “Prix Courage” për vitin 2014 është punëtori i postës nga St. Galleni, Adrian Roggensinger. AI ka shpëtuar në minutën e fundit nga vdekja një plakë 81 vjeçe e cila do të shkelej nga treni nëe Adriani nuk do të ndërhynte me shpejtësi.
Ndërsa dy vajzat kanë shpëtuar një shoqe të tyre të shkollës nga tentimi për vetëvrasje.
Gjatë katër viteve të fundit, Arina Binz ka luajtur rolin e pajtimtares në shkollën e saj. Së bashku me Fitoren, ato jo vetëm që ndanin ata që ziheshin mes vete por kujdeseshin edhe për problemet shpirtërore të shokëve e shoqeve të tyre.
Ato të dyja e kishin kuptuar se një nxënëse e një klase më të ulët po tregonte shenja që çonin nga vetëvrasja. “Ne e shihnim se ndaj saj bëhej “mobbing” (presion) në klasë, thotë Fitorja.
Pas kësaj, dy shoqet, kontaktuan psikologun e shkollës nga Qendra për Preventivë. Ai reagoi duke instruktuar për disa javë dy vajzat se si të ndihmojnë shoqen e tyre. Pastaj Arina dhe Fitorja filluan të kujdesen për të. Ato takoheshin me shoqen e tyre më të re ngadalë fituan besimin e saj.
“Ne e kontaktonim sa herë që për një kohë të caktuar nuk kishim dëgjuar për të”, thotë Binz. Në angazhimin e tyre dy vajzat kanë pasur edhe ndihmën e prindërve.
Shoqja e tyre tashmë është në gjendje më të mirë dhe Fitorja me Arinën ndjehen krenare me punën e bërë. Ato kanë mësuar një
leskion të rëndësishëm jetësor.
“Ne e dimë se sa rëndësi ka të ndihmosh ata që kanë probleme. Dhe ne e dimë se këtë punë duam ta bëjmë edhe në profesionin tonë”, thonë ato. Arina dëshiron të bëhet kujdestare e fëmijëve ndërsa Fitorja, pas përfundimit të shkollimit të mesëm planifikon të aftësohet për përkujdesje të pleqve.
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












