Bota
Mbi 70 mijë japonezë jetojnë më shumë se një shekull
Numri i japonezëve që jetojnë më shumë se 100 vjeç, po rritet çdo vit
Një raport nga qeveria japoneze tregoi se për herë të parë në Japoni, numri i personave që kanë arritur moshën 100 vjeç ka arritur në 70 000.
Në raportin e Ministrisë japoneze të Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies thuhet se kjo shifër u rrit me 2% nga një vit më parë, duke arritur rekordin e 71 238 personave, ku 88% e tyre ishin gra.
Japonia ka parë një rritje të shpejtë të numrit të personave 100-vjeçarë, që nga koha kur qeveria numëroi për herë të parë 153 të tillë në vitin 1963, transmeton ATSH.
Sipas raportit, në vitin 1998 ky numër kapi shifrën 10 000 persona dhe në vitin 2012 shifrën 50 000, përcjell albinfo.ch.
Personi më i moshuar në botë i certifikuar nga “Guinness” është 116-vjeçarja japoneze, Kane Tanaka, e lindur më 2 janar të vitit 1903.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













