Integrimi
Në Vjenë, fillon rrjetëzimi i rinisë shqiptare në diasporë
Austria u bë vendi i fillimit të rrjetëzimit të rinisë në diasporë. Në tubimin e parë morën pjesë Roland Bimo Ambasador i Shqipërisë, Blerim Canaj Ambasador i Kosovës në Austri dhe Piter Amberger nga asociacioni ndërkombëtar për integrim lokal
Ministria e Diasporës organizoi tubimin e parë në fillim e aksionit për rrjetëzimin e rinisë shqiptare gjithandej botës. Tubimi u mbajt në lokalet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Vjenë ku morën pjesë Roland Bimo, ambasadori i Shqipërisë në Austri. Blerim Canaj, ambasador i Kosovës në Austri në fjalën përshëndetëse mes tjerash ka përshëndetur pjesëmarrësit dhe në veçanti ambasadorin Roland Bimo dhe ka falënderuar zotërinjtë nga Ministria e Diasporës për iniciativën në rrjetëzimin e rinisë shqiptare në mërgatë. “Ambasada jonë e ka përkrahur e do ta përkrahë këtë aktivitet të qëlluar e të nevojshëm. Suksese!”, është shprehur Canaj.
Ndëra Roland Bimo në fjalën e tij përshëndetëse ka thënë veç tjerash se “njerëzit janë larguar fizikisht nga atdheu por jo edhe shpirtërisht dhe secili mendon për mirëqenie, qoftë të familjeve të tyre apo të afërmeve të tyre në vendlindje. Kam një konsideratë të veçantë për Ambasadën e Kosovës për punën e saj me mërgimtarë, është model edhe për ne, se si duhet punuar me mërgimtarë. E përkrahim këtë aktivitet me interes të përbashkët!”
Nga Ambasada e Kosovës morën pjesë edhe Ymer Lladrovci, konsull, Faruk Ajeti sekretar. Tubimin e drejtoi Lorik Pustina nga Ministria e Diasporës.
Zgjim Gashi, këshilltar në MD përshëndeti në emër të ministrit të Diasporës, Ibrahim Makolli: “Rrjetëzimi i bizneseve, Lidhjes së Krijuesve Letrarë, të mjekëve në mërgatë janë disa hapa në strategjinë tonë për diasporën. Veprimi dhe organizimi i rrjetëzimeve të formuara dhe atyre që do formohen janë çështje të tyre ndërsa M. D. do t`i përkrahë ato me subvencione të programeve të tyre, lidhjet me atdhe etj. Ne absolutisht nuk ndërhyjmë në punët e tyre. Ky është takimi i parë lidhur me rrjetëzimet e rinisë në diasporë i cili do të vazhdon edhe në vendet tjera”.
Piter Amberger, nga strukturat e integrimit lokal, nga përvoja e tij shtoi se në Austri rrjetëzimi i studentëve ka traditë të gjatë me ç`rast dha analiza rreth strukturave organizative studentore në Austri.
“Studentët janë një potencial i fuqishëm, duke pasur parasysh strukturat e nivelet është vështirë për një organizim gjithëpërfshirës. Jam i bindur se komuniteti juaj ka ide dhe motivim për organizim efikas. Faleminderit për ftesën dhe sukses!” Në tubim morën pjesë përfaqësues të disa shoqatave nga Vjena, Graci etj. Në diskutim u shtruan shumë çështje rreth qëllimit, formës dhe objektivave të rrjetëzimit rinor dhe veçanërisht atij studentor.
Studentët mysafirë nga Kroacia Gjulian Hamitaj, Gentiana Fana, Valon Zenuni venë kontaktet fillestare me studentët të pranishëm në Austri.
Në fund u vendos formimi i grupeve koordinatore për disa qytete të Austrisë.
Disa student nga Vjena ishin Emin Rexhepi, Arbër Qarri, Blerina Gorqaj, Fatmira Bajramaj, Mark Marku etj. Për Grac koordinator u caktua veprimtari me përvojë Nikollë Ukaj.
Si detyrë doli informimi i të rinjve, studentëve dhe pas i të krijohen rrethanat më gjithëpërfshirëse do zgjidhet kryesia dhe do caktohen detyrat statutore e programore.
Aktivitetet e parapara dhe objektivat e projektit: Krijimi i urave të bashkëpunimit me të rinjtë që jetojnë në diasporë, nxitja e të rinjve që jetojnë në diasporë për të ruajtur traditën dhe vlerat kulturore, nxitja e të rinjve që jetojnë në diasporë për të investuar në Kosovë. Pastaj në këto aktivitete prezantimi i projekteve konkrete bashkëpunuese nga të rinjtë e diasporës për Ministrinë e Diasporës, njoftimi i të rinjve nga diaspora për planet dhe projektet e Ministrisë së Diasporës (Strategjia për Diasporën, Regjistrimi i Mërgatës dhe shumë projekte të tjera) etj.
Po ashtu organizimi i një Forumi/Kongresi Rinor të Diasporës 2015, në Prishtinë, nën patronatin e Ministrisë së Diasporës mes muajve qershor – gusht 2015 bën pjesë në objektivat e këtij organizimi të ri.
Nga ky kongres pritet të rezultojë një platformë/strategji të përbashkët 2015-2018 për planet konkrete të cilat ky forum do t`i realizojë në të mirë të organizmit të diasporës sonë, por po ashtu edhe fuqizimin e shtetit të Kosovës. Përgatitja e një ueb faqeje dhe faqeve në rrjetet sociale ekskluzivisht për rrjetet rinore është edhe njëra nga detyrat që ka marrë Rrjeti…
Formimi i këtij rrjeti në Republikën e Austrisë u ndihmua edhe nga Ambasada e Kosovës në Austri si dhe programi për zhvillim i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) në kuadër të projektit DEED.
Hazir Mehmeti, Vjenë
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës KQZ: Procesi i regjistrimit për votuesit në diasporë vazhdon deri më 17 maj 2026, me mijëra... -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenbergerit -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten












