E-Diaspora
Ramë Lahaj lë pa frymë publikun austriak
Tenori i mirënjohur kosovar, Ramë Lahaj ka shkëlqyer të shtunën mbrëma në teatrin e Landit të Salzburgut të Austrisë. Djaloshi nga Istogu në “Haus fur Mozart” ka inskenuar operen “Rigoletto” të kompozitorit të famshëm italian, Giuseppe Verdi.
© Reportazh i realizuar nga Bekim Guri
Lahaj ka portretizuar rolin e Dukës së Montuas, ndërsa së bashku me Ivan Inverandin dhe më japonezen Eri Nakumara e cila luante rolin e vajzës së tij me emrin “Gilda”, mahnitën publikun më përformacën e tyre dhe bën që në fund të marrin duartrokitje frenetike.
Kjo ngjarje është përcjell nga media të shumta austriake të cilët kanë jap vlerësime më të larta për tenorin nga Kosova.
Lahaj do të paraqitet sërish në “Haus fur Mozart” më 12 nëntor, dhe kritikët austriak lusin publikun që kjo shans mos të humbët.
‘Rigoletto’ është operë, libretoja e së cilës është shkruar nga Francesco Maria Piave bazuar në dramën ‘Le roi s’amuse’ të Victor Hugos. Premiera e operas ‘Rigoletto’ qe dhënë në teatrin ‘La Fenice’ në Venecie më 11 mars të vitit 1851 dhe konsiderohet si një nga kryeveprat e Verdit.
Ramë Lahaj, i lindur në Istog, ka përfunduar studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë në drejtimin e solo-këndimit ndërsa është padiskutim zëri më i dëgjuar lirik nga Kosova në skenën operistike botërore.
Deri më tash ai ka performuar në disa prej teatrove më në zë, si: ‘Semperoper Dresden’, ‘Theatre Dortmund’, ‘National Opera de Montpellier’, ‘Opera de Lyon’, ‘Teatro Massimo di Palerm’, ‘Hamburg State Opera’ dhe ‘Royal Albert Hall – London’ dhe së fundi po lë pa frymë edhe publikun austriak.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc Bujanoci do të jetë nikoqir i Konferencës IV “Ekonomia shpëton Luginën”... -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova -
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim













