Lajme
Protestë në Novi Sad: Mos ma prek komshiun!
“Mos e prek komshiun tim”, kështu shkruhej në bluzën e njërit prej protestuesve serb në Novi Sad. Qytetarët protestuan kundër dëmtimit të pasurisë së shqiptarëve në Vojvodinë
Zeljko Stanetic nga Organizata Joqeveritare “Qendra Qytetare Vojvodinase” në fjalën e tij ka thënë se fashizmi po ndjehet gjithnjë më tepër në Vojvodinë dhe në Serbi. “Ky fashizëm ndjehet para çdo 11 korriku (dita e masakrës së Srebrenicës) ka thënë ai.
Edhe pse gjatë gjithë kohës ka reshur shi, qytetarët kanë ndjekur disa folës , në mesin e të cilëve edhe tre anëtarë nga organizata Paor i Zrenjaninit, të cilët kishin ardhur këmbë në Novi Sad nga qyteti i tyre.
Në 70-vjetorin e çlirimit të Novi Sadit nga forcat naziste, qindra serbë kanë protestuar edhe kundër dhunimit të pronave të shqiptarëve nga serbët e kësaj krahine. Ata me slogane “ne diraj mi komsiju” (mos mi prek fqinjët), janë shprehur kundër dëmtimit të pasurës së shqiptarëve në këtë rajon.
“Mos e prek komshiun tim”, kështu shkruhej në bluzën e njërit prej protestuesve serb në protestën e të enjtes, raporton Abeu.com
Ky protestues tha se “fashizmi ka dalë nga koka e politikanët serbë dhe se është shfryrë edhe nga qytetarët e nacionalitetit serb kundër qytetarëve të nacionalitetit shqiptar”.
Në protestën e mbajtur në Novi Sad dhe në disa qytete tjera të Vojvodinës është shprehur solidaritet edhe me boshnjakët nga Sanxhaku. Janë dëgjuar këngë si “Bileçanke”, “Aj, Karmela” dhe këngë tjera antifashiste dhe antiluftarake, shkruan al jazeera, redaksia për Ballkan.
Zeljko Stanetic nga Organizata Joqeveritare “Qendra Qytetare Vojvodinase” në fjalën e tij ka thënë se fashizmi po ndjehet gjithnjë më tepër në Vojvodinë dhe në Serbi. “Ky fashizëm ndjehet para çdo 11 korriku (dita e masakrës së Srebrenicës) ka thënë ai.
„Këtu kemi ardhur për fqinjtë tanë shqiptarë. Nuk dëshirojmë të përsëritet viti 1999 kur ata i patën ndjekur prej këtu, i patën rrahur, djegur dhe kur shumë prej tyre i pati „përpirë terri“, ndërsa deri më tash asnjë nga autorët e këtyre krimeve nuk është zbuluar dhe procesuar. Tash thonë se furrat e shqiptarëve i kanë sulmuar të miturit , por ne duam që edhe ata të dënohen në menyrë adekuate“ ka thenë një nga pjesëmarrësit. Ai ka shtuar se më parë ka ecur këmbë edhe deri në Srebrenicë bashke me shokët e tij.
Në tubim kanë marrë pjesë edhe organizata „Gratë në të zeza“.
Edhe pse gjatë gjithë kohës ka reshur shi, qytetarët kanë ndjekur disa folës, në mesin e të cilëve edhe tre anëtarë nga organizata Paor i Zrenjaninit, të cilët kishin ardhur këmbë në Novi Sad nga qyteti i tyre.
Ndryshe, pas ndërprerjes së dhunshme të ndeshjes në futboll ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd, disa persona kanë djegur furrën “Dva brata” në Sombor të Vojvodinës të cilën e mbajnë shqiptarët. Po ashtu janë djegur edhe dy furra të tjerë të shqiptarëve në këtë krahinë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











