Shëndetësi
Shpenzimet në shëndetësi: Zvicra e para, Shqipëria e fundit
Në Evropë shpenzimet më të larta publike për shëndetin i kanë Zvicra, Franca, Gjermania dhe Suedia, përkatësisht me 12.3, 11.5, 11.3 dhe 11 për qind
Shqipëria renditet e fundit në Evropë dhe rajon për shpenzimet publike që akordon për sektorin e shëndetësisë në raport me PBB-në, madje më një diferencë shumë të thellë në raport me mesataren e vendeve të BE-së dhe dy herë më pak se rajoni.
Sipas të dhënave të Eurostat shpenzimet mesatare të vendeve të BE-së për sektorin e shëndetësisë arritën në 9.9 për qind të PBB në vitin 2017, teksa sipas të dhënave kombëtare në të njëjtin vit shpenzimet për shëndetësinë në raport me PBB ishin 2.8 për qind.
Të dhënat tregojnë se Shqipëria akordon shpenzime nga buxheti në raport me PBB 3.5 herë më pak se Evropa, tre herë më pak se Bosnja dhe dy herë më pak se rajoni, transmeton Monitor.
Shqipëria u rendit e fundit pas Rumanisë e cila më 2017 i kishte shpenzimet në sektorin e shëndetësisë sa 5.2 për qind e PBB-së, përcjell albinfo.ch.
Në Evropë shpenzimet më të larta publike për shëndetin i kanë Zvicra, Franca, Gjermania dhe Suedia, përkatësisht me 12.3, 11.5, 11.3 dhe 11 për qind.
Ndërsa shpenzimet më të ulta i kanë Shqipëria me 2.8 % të PBB-se, Rumania me 5.2% të PBB-së.
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta














