E-Diaspora
Fatmire Alushi: Më 2016 përmbyll karrierën dhe i përkushtohem familjes
"Mosha 28 vjeçare është më e mira për të menduar për planifikimin e familjes”, thotë kosovarja nga Gurakoci i Istogut
Futbollistja më e njohur e kombëtares gjermane, Fatmire Alushi (ish-Bajramaj) nuk dëshiron të presë edhe shumë gjatë për të realizuar ëndrrën e saj për të krijuar familje dhe për të lindur fëmijë. Pasi “ta fitojë” edhe titullin e radhës në Kampionatin Botëror të futbollit për femra që mbahet në vitin 2015, futbollistja tash 26 vjeçe e Paris Sen Zhermenit do të luajë vetëm edhe një vit, aq sa e detyron kontrata, dhe, në vitin 2016 doi ta braktisë futbollin. “Gjatë këytre dy viteve të mbertura unë do të jap gjithçka për futbollin, pasi që pas kësaj dua ta ndërpres. Mosha 28 vjeçare është më e mira për të menduar për planifikimin e familjes”, thotë kosovarja nga Gurakoci i Istogut.
“Unë dua ta plotësoj dëshirën time për të pasur femijë. Këtë e di edhe trajnerja e kombëtares, Sylvia Neid dhe ka mirëkuptim të plotë”, thotë lojtarja e 73 fishtë e kombëtares gjermane, nusja e Enis Alushit, që luan futboll në bundesligën e dytë gjermane, për klubin St. Pauli të Hamburgut.
Ndryshe, Fatmire (Lira) Alushi kohëve të fundit nuk po mundet të tejkalojë rolin e jokerit në kombëtaren gjkermane. Kështu, gjatë Kampionatit Evropian të mbajtur vitin e kaluar në Suedi ajo ka luajtur vetëm në një ndeshje. Po ashtu Fatmirja, së paku që nga martesa e këndej, nuk është më aq e pranishme në mediet gjermane ku për një kohë ka pasur një status të “glamour girl” të pakontestueshme të futbollit gjerman.
Duke e konsideruar Botërorin 20145 si shansin e madh dhe të fundit të saj në karrierën profesioniste, Lira thotë: “ Prandaj dhe jam duke u përgatitur në mënyrë shumë intensive për këtë Botëror. Fokusi im është aty dhe unë synoj që atje të luaj një rol të rëndësishëm, shkruan “Frankfurter Rundschau”. Ky do të ishte një kurorëzim ideal i karrierës sime.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











