Lajme
Me 2.1%, Zvicra në shkallën më të ulët historike të papunësisë
Në qendrat regjionale të ndërmjetësimit të punës (RAV) në gjithë Zvicrën, në fund të muajit gusht kanë qenë të regjistruar si të papunë, 99.552 veta
Me vetëm 2.1%, papunësia në Zvicër gjatë muajve të fundit ndodhet në një nivel historikisht ndër më të ulëtit, shkruan SDA.ch. Herën e fundit një shkallë kaq e ulët e papunësisë në Zvicër ishte shënuar në vitin 2001.
Në përgjithësi, në qendrat regjionale të ndërmjetësimit të punës (RAV) në gjithë Zvicrën, në fund të muajit gusht kanë qenë të regjistruar si të papunë, 99.552 veta, bën të ditur Sekretariati Shtetëror i Ekonomisë Seco. Kjo shifër është për 2 për qind më e madhe se në korrik, por në të njëjtën kohë për 7.7% më e vogël se në gushtin e një viti më parë.
Siç ndodh zakonisht për efekt sezonal, në qershor arrihet niveli më i ulët i papunësisë, transmeton albinfo.ch. Nga korriku dhe gushti shkalla e papunësisë pastaj vjen duke u rritur, pasi që në verën e vonë shumë ndjekës të shkollës ose të zanatit vihen në kërkim të punës.
Në këtë mënyrë, shkalla e papunësisë së të rinjve është ngritur për 21%, përcjell albinfo.ch. Nëse pastrohet efekti i përmendur sezonal, shkalla e përgjithshme e papunësisë në gusht ishte 2.3%.
E-Diaspora
-
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen Një 20-vjeçari dyshohet se u sulmua dhe u plagos nga disa persona, ndërsa gjatë incidentit iu... -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci











