E-Diaspora
Vazhdon rrugëtimin ekspozita mbi shpëtimin e hebrenjve
Deri më 24 tetor në Solothurn një ekspozitë shëtitëse tregon se si shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore kanë shpëtuar hebrenjtë nga ndjekja dhe vrasja
“Vendi i vogël që ndihmoi në Luftën e Dytë Botërore”, këtë titull e mban një artikull i publikuar sot në gazetën “Solothurner Zeitung” që i bën jehonë ekspozitës Besa”, mbi shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri ” të hapur ditë më parë në Solothurn .
Deri më 24 tetor në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Solothurnit një ekspozitë shëtitëse tregon se si shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore kanë shpëtuar hebrenjtë nga ndjekja dhe vrasja.
“Shqipëria është një vend i vogël, malor i cili gjatë Luftës së Dytë Botërore ka pasur rreth 800 mijë banorë. Fare pak i njohur është fakti se popullata me shumicë myslimane gjatë pushtimit gjerman ka refuzuar udhëzimet e pushtuesve për të përndjekur dhe për të dorëzuar emrat e 200 hebrenjve që atëbotë jetonin në Shqipëri. Ndërkaq, shqiptarët mbrojtën jo vetëm bashkëqytetarët e tyre hebrenj por strehuan edhe refugjatë hebrenj nga vendet tjera që kërkuan strehim në vendin në bregdetin juglindor të Ballkanit.
“Ndërkohë që të tjerët shikonin anash, shqiptarët hapën dyert dhe zemrat e tyre për bashkatdhetarët e tyre hebrenj dhe rrezikuan jetët e tyre”, u shpreh nënkryetari i Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës, Nazmi Jakurti në hapje të ekspozitës. Ndërsa ish kryetari i Lidhjes së bashkësive zvicerane-izraelite, Rolf Bloch veç tjerash, duke lavdëruar aktet heroike të shqiptarëve, veç tjerash tha: “Shqipëria është një vend i vogël në margjinat e historisë, për të cilin ne dimë fare pak. Ndërsa heroizmi i shqiptarëve bëri që në përfundim të luftës në Shqipëri të kishte më shumë hebrenj se që kishte para luftës”. Në hapje ishte edhe ambasadori i Izraelit në Bernë, Yigal Caspri.
Pastaj artikulli vazhdon përshkrimin e ekspozitës me fotografi të shpëtimtarëve të hebrenjve dhe familjarëve të tyre, të bëra nga fotografi amerikan Norman Gerschman. Në to shihet, veç tjerash bariu Kasem Jaku Kocerri i cili mikun e tij më të mirë, Jakovin dhe familjen e tij e bart natën mbi kuaj në male dhe e fsheh në një stan me dele, deri sa një divizion gjerman po kalonte fshatit.
“Ne u vishnim rrobat tona dhe u jepnim ushqim edhe pse vetë ishim të varfër”, shkruan në një mbishkrim fotografie në këtë ekspozitë.
Në hapësirën e ekspozitës ishin shpërndarë valixhe prej kartoni, si simbol të refugjatëve, në të cilat të pranishmit mund të nënshkruheshin
Aktiviteti i ekspozitës shëtitëse është konceptuar nga muzeu i Holokaustit Yad Vashem në Jerusalem ndërsa mbrapa organizimit të saj në Zvicër qëndron një komitet prej katër anëtarëve vullnetarë, i cili, siç thotë anëtarja e tij, Sandra Hoffmann i ka vënë vetes për qëllim që të stimulojë në shkolla, ballafaqimin me historinë e holokaustit.
albinfo.ch është partner medial i organizimit të ekspozitës dhe që nga prezantimi i idesë së saj e në vazhdim ka ndjekur të gjitha organizimet rreth saj.
E-Diaspora
-
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Tubimi është paralajmëruar për të dielën, më 20 shtator, në Heldenplatz, duke nisur nga ora 14:00.... -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje
Jeta në Austri
-
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Tubimi është paralajmëruar për të dielën, më 20 shtator, në Heldenplatz, duke nisur nga ora 14:00.... -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen












