E-Diaspora
3 shfaqje në Bernë të komedisë „Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës“
“Qendra Multimedia” nga Prishtina, nga 31 tetor deri më 2 nëntor, mysafire në teatrin “Schlachthaus Thetare Bern” me shfaqjen “Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës”
Për tri ditë me radhë në Bernë do të shfaqet pjesa teatrore e Jeton Nezirajt “Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës”. Do të jetë kjo shfaqja e parë e një teatri nga Kosova që jepet në një teatër në kryeqytetin e Zvicrës. Anna Röckl, përfaqësuese për medie në teatrin Schlachthaus” thotë për albinfo.ch se teatri i saj është shumë i interesuar të gjejë publikun shqiptar që do ta ndjekë këtë shfaqje në Bernë. “Jemi në kërkim të mundësive që këtë informacion ta përhapim te bashkëqytetarët tanë shqiptarë dhe kosovarë”, shprehet ajo.
Pjesa “Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës” është një komedi që bën fjalë për një grup teatror buzë minimumit ekzistencial, i cili merr nga sekretar shtetëror i Ministrisë së Kulturës detyrën që në kuadrin e festimit të Ditës së Shpalljes ë Pavarësisë, të shfaqë një pjesë teatrore patriotike. Në këtë pjesë duhet të inkorporohet edhe fjalimi i kryeministrit. Ambasadorët e huaj, diplomatët e NATO- dhe BE-së dhe të gjithë politikanët e rëndësishëm do të jenë pjesë e publikut. Mbetet e paqartë vetëm data e këtij akti festiv dhe teksti i fjalimit, gjë që, natyrisht, e trazon jo vetëm regjisorin, thuhet në hyrje të prezantimit që teatri nikoqir i bën shfaqjes nga Prishtina.
Më tutje në këtë prezantim thuhet se premiera e komedisë për pak ka arritur t`i shpëtojë ndalimit. Praktikisht ajo mundi të shfaqej në minutën e fundit, falë “presionit diskret” që ambasadat perëndimore ushtruan mbi ministrin e kulturës.
Aktualisht, siç e thotë autori Jeton Neziraj për revistën “Theater der Zeit”, Kosova ka një ministër kulture të dobët, i cili teatrin kosovar më me dëshirë do ta mbulonte se sa ta shihte të lirë. Kosova, sipas Nezirajt vuan nën një depresion të madh në fushë të kulturës. Kjo për faktin se shteti i ri me artin dhe kulturën ka vepruar në mënyrë goxha të pagdhendur dhe teatri riprodhon diskursin e njëjtë politik sikurse edhe vetë politika. Dhe ai diskurs është, mjerisht, nacionalist. “Sindroma e artistit nacional ka kapur shumë njerëz të teatrit në Kosovë. Ata duan që para së gjithash të jenë patriotë”, thotë Neziraj.
Dramaturgu dhe producenti kulturor 36 vjeçar Jeton Neziraj, është përfaqësues për Kosovën në bienalen e Wiesbadenit (Gjermani) “Neue Stücke in Europa” (Pjesë të reja teatrore në Evropë). Ai ka qenë drejtor artistik i Teatrit Kombëtar në Prishtinë dhe me 15 pjesët e tij teatrore të përkthyera në shumë gjuhë dhe të shfaqura në shumë vende të Evropës është një ndër protagonistët më të rëndësishëm në nivelin ndërkombëtar të Teatrit të Kosovës.
Rolet kryesore në shfaqje i luajnë: Bajrush Mjaku, Anisa Ismaili, Adrian Aziri, Ernest Malazogu, Adrian Morina. Autor teksti është Jeton Neziraj ndërsa regjinë e ka bërë Blerta Neziraj.
Shfaqjet e komedisë “Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës” jepen më 31 tetor nga ora 20.30, më 1 nëntor nga ora 16.00 dhe më 2 nëntor nga ora 20.30
Schlachthaus Theater Bern
Rathausgasse 20/22
CH-3011 Bern
Tel 031 312 96 47
Fax 031 312 96 49
.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” Këshilli Bashkiak i Gjenevës mbështeti rezolutën në mbrojtje të Nartës, Zvërnecit, Sazanit dhe pasurive të tjera... -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












