E-Diaspora
Taulant Xhaka, në thumb për gjestin e tij të përshëndetjes
Ndërkohë merret vesh se Liga në të cilën luan Xhaka (superliga) ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj Taulant Xhakës
Liga në të cilën luan Xhaka (superliga) ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj Taulant Xhakës lidhur me gjestet e tij problematike për të cilat kanë raportuar mediet zvicerane sot, merr vesh blick.ch
Taulant Xhaka është bërë sot temë debati të ashpër pas gjestit të tij të bërë pas ndeshjes në mes të FC Baselit dhe Young Boys të zhvilluar të shtunën në Bernë.
Xhaka është regjistruar nga fotoreporterët duke e vënë dorën në zemër dhe pastaj duke e ngritur krahun lartë. Këto gjeste, sipas portalit blick.ch janë mjaft problematike. Teksti i botuar në këtë portal aludon se ato mund të shpjegohen edhe në kuptimin fashist.
I pyetur nga blick.ch Xhaka ka thënë se me këto lëvizje duarsh ai vetëm sa ka dashur ta përshëndesë familjen e tij, pas fitores kundër Young Boys. “As më shumë e as më pak”, ka thënë ai, i prerë. Por, gjestika e tij ka rënë në sy më shumë për faktin se Xhaka në skandalin e ndeshjes së Shqipërisë kundër Serbisë në Beograd ka pasur një rol aktiv. Kjo, përvojë sipas artikullit do të duhej ta kishte traumatizuar lojtarin e kombëtares shqiptare. Por, gjykuar sipas gjestit të bërë në Bernë, duket se asgjë nga kjo nuk ka ndodhur.
Blick. ch madje konstaton se kjo ngjarje duhet të ndiqet me masa disiplinore të klubit të tij.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










